Brukseli po diskuton për mbylljen e 3 kapitujve të parë me Shqipërinë, ç’ka do të ishte një ndër hapat më domethënës në procesin e integrimit evropian.

Parimisht Shqipëria konsiderohet se është njësuar plotësisht me standardet e evropiane për kapitujt 25-26 dhe 30, konkretisht për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së janë duke diskutuar në Këshillin e Bashkimit Evropian për hartimin e piketave përmbyllëse, ndërsa data 14 korrik shihet si potencialisht më e mundshmja për mbajtjen e konferencës së 9-të ndërqeveritare. Komentin e parë për këtë zhvillim nga Tirana e bëri njëra prej kryenegociatoreve, Adea Pirdeni.

“Po demostrojmë dita ditës se Shqipëria është gati të mbyllë gradualisht kapitujt e tjetrë të negociatave sipas fushave. Jemi gati të mbyllim negociatat në disa kapituj tashmë, 3 janë në fazë përmbyllje dhe diskutimi në struktuat e BE dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe shpresojmë që ky process të vijojë me të njëjtat ritme që ka nisur”, tha ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni.

Gjatë një konference për shtyp, Pirdeni u ndal tek reformimi i administratës publike, duke e konsideruar si “kryereformën” për përgatitjen e vendit drejt BE-së. Puna ka nisur me rishikimin e Ligjit të Shërbimit Civil.

“Një iniciativë ligjore që po diskutohet prej më shumë se 2 vitesh, me SIGMA dhe Komisionin Evropian për të rishikuar legjislacionin për Shërbimin Civil, i cili daton që nga 2013-ta dhe nuk është ndryshuar kurrë. Ndryshimet në këtë sektor kërkojnë kohë për t’u diskutuar, ideuar dhe për t’u implementuar dhe po punojmë për ta sjell zbatimin e ktij ligji me standardetd aktuale dhe këresat e tregut të punës në tersi”, shtoi Pirdeni.

BE kërkon luftë të pakomromistë me korrupsionin dhe Pirdeni thotë se qeveria po punon për vlerësimin e riskut në sektorët me probalitet më të lartë korrupsioni.

“Fokus tek formalizimi dhe dixhitalizimi i proceseve të punës… vetëm kështu mund të ketë gjurmueshmri të qartë kush bën cfarë dhe kush është përgjegjës, vetëm kshtu mund të shikojm se cilat janë ato halla që mund të gjenerojnë një problematikë korruptive. Vlersimi i sektorit të pronave ka një vëmendja të vecantë, shëndetësia po ashtu. Tatimet dhe doganat po ashtu… kemi nisur një proces vlerësimi bashkë me partNerët e projektit BE për Miirëqeverisjen”, ka theksuar Pirdeni.

Forcimi i integritetit të administratës publike dhe parandalimi i korrupsionit, Pirdeni tha se mbeten prioritete të qeverisë, ndërsa foli edhe për ndërtimin e një modeli të ri rekrutimi në administratën publike.