NAPOLI – Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe një ukrainase pasi zbuloi historinë e trishtuar të dy vajzave nga Ukraina, të cilat u larguan nga vendi i tyre me iluzionin se do të gjenin punë në Itali, por që në fakt i shfrytëzuan për prostitucion.

Një miqësi në Facebook,  lindur 6 muaj më parë u kthyer në një tmerrin e dy vajzave nga Ukrainë, të moshës 19 dhe 22 vjeçe. Shqiptari i arrestuar, Ditran Kukaj, 36 vjeç ishte bërë “friends” në Facebook me vajzën 22 vjeçe dhe i kishte lënë asaj të kuptonte si një person që udhëtonte shumë nëpër Evropë dhe i ofroi asaj punë në Itali.

Shqiptari e mashtroi vajzën duke i premtuar punë me pagë 1 mijë euro në muaj plus shpërblim. 22-vjeçarja ka bindur dhe shoqen  saj që ta ndiqte në Itali për një të ardhme më të mirë.

Pasi kanë mbërritur në Romë, dy vajzat janë dërguar në shtëpinë e mikeshës së shqiptarit, Natliya Striven, 37 vjeçe nga Ukraina. Pak orë pasi kishin mbërritur në Itali, dy vajzat kuptuan se puna e premtuar në restorant ishte thjeshtë një mashtrim.

ditran kukaj
Ditran Kukaj dhe Natliya Striven

Pasi ndaj tyre u ushtua dhunë nga bashkëpatriotja e tyre, vajzat u detyruan të dalin në rrugë për të prostituar në Puglia. Vajzat detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale me italianë në makinë, për një pagesë prej 20 euro. Policia italiane thotë se, 19-vjeçarja gjithashtu përdhunohej çdo ditë nga tutori i saj, përveçse punonte si prostitutë.

Tentativa e parë për t’u arratisur, dy vajzave u dështoi. Kukaj, i cili në Facebook ka postuar dhe foto me armë, zbuloi planin e tyre dhe i kërcënoi nëse do të tentonin sërish të bënin një gjë të tillë.

36-vjeçari shqiptar ka kërcënuar vajzën më të madhe ukrainase se ishte e vetme në Itali dhe se po ta vriste askush nuk do të shqetësohej për të. Mbrëmjen e 1 nëntorit, dy vajzat i kërkuan 37-vjeçares nga ukraina që i shoqëronte ato në punë, që të ndalonin për të marrë ndonjë pije në lokal. Këtë rast ato e kanë shfrytëzuar për t’u arratisur. Ato ia dolën t’i fshiheshin bashkëatdhetares së tyre dhe udhëtuan për në Napoli.

Gjatë rrugës, ato u njohën me një person i cili i strehoi dhe i këshilloi që të shkonin në konsullatën e Ukrainës. Pasi njoftuan konsullatën, kjo e fundit vuri në dijeni policinë për vendndodhjen e dy tutorëve të vajzave.

Policia shkoi në shtëpinë ku ato qëndronin, ku 36-vjeçari shqiptar u përpoq të largohej duke thyer dritaren. Kukaj dhe Striven do të akuzohen për heqje lirie, prostitucion dhe pengmarrje. Shqiptari gjithashtu akuzohet dhe për dhunë seksuale dhe ushtrim dhune fizike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)