Kosova turpëron Shqipërinë në Zyrih, Panucci: Dita më e zezë në karrierën time

Shqipëria ka pësuar një nga humbjet më turpëruese të viteve të fundit, duke dështuar totalisht në miqësoren përballë Kosovës, e cila ka fituar pastër 3-0 në Zyrih. Pjesa e parë ishte totalisht për t’u harruar nga ana e kombëtares shqiptare, që ka marrë 45 minuta leksioni të futbollit nga ana e lojtarëve të Kosovës. 

Ujkani ka qenë i pashqetësuar gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa përpjekjet e Roshit, Cikalleshit dhe Gurit kanë rezultuar të dështuara. Nga ana tjetër, nuk mund të flitet njësoj për Berishën, që shpëtoi pësimin e golit të parë në rastin e Avdijajt, por duke u dorëzuar përballë Zenelit, që shënoi në minutën e 20. 

Panucci ndërhyn me dy zëvendësime pa u mbyllur ende pjesa e parë, duke larguar Qakën dhe Roshin, por nuk është se ka sjellë rezultat në fushën e lojës.
Kur pritej që në pjesën e dytë të ishte ndryshe dhe Shqipëria minimalisht të barazonte, ka ardhur goli i dytë për Kosovën. Pas një aksioni fantastik të Kosovës, Zeneli mposht për herë të dytë Berishën. 

Kosova vazhdon me spektaklin e golave, teksa këtë herë është Zhegrova që shënon pas gabimit të Gjimshitit dhe Berishës. 3-0 dhe Shqipëria dorëzohet që në minutën e 67-të. Trajneri Panucci bën disa zëvendësime, teksa fut në lojë më shumë fuqi sulmuese, por mungon freskia dhe fantasia përpara.

Ndërsa kosovarët, sa herë dalin para, janë të rrezikshëm. Përfundon 3-0 për Kosovën, që i jep “leksionin” e duhur kombëtares kuqezi, por edhe trajnerit Panucci, që tashmë koleksionon dy humbje radhazi, duke llogaritur edhe atë më Norvegjinë në Elbasan.

(Formacionet si luajtën ekipet)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:35
Roshi i habitur me Panuccin: Nuk e kuptova pse më zëvendësoi. Është hera e dytë që e bën

Odise Roshi, pas humbjes me Kosovën e pranoi se kundërshtari ishte më lart sot, dhe gjithashtu shtoi për zëvendësimin e tij se nuk e kuptoi se pse ndodhi.

Çfarë ndodhi në këtë ndeshje? Bëmë 2 ndeshje jo të mira, me Norvegjinë, dhe me Kosovën sot. Sot ata bënë një lojë shumë të mirë dhe e merituan fitoren. Fryma e grupit… Fryma nuk është se është keq, ambienti është i mirë me çunat, por nuk dua të them se jemi në fund të kampionatit. Edhe për Kosovën është njësoj. Duhet të stërvitemi sa më mirë, dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës. Pate ndonjë dëmtim, apo nuk po zbatoje detyrat? Kosova e fortë apo ne dobët? Edhe unë u habita, është e dyta herë që zëvendësohem në atë minutë. Kosova luajti më mirë se ne sot, ne u paraqitëm shumë dobët sot. Mendoni se Panucci po shkatërron atë ekip që ishte ndërtuar? Nuk besoj, trajneri dëshiron që Shqipëria të jetë akoma më mirë, por ndonjëherë merr edhe për më keq. Tani duhet të marrim forca për më tej. Me Maqedoninë dhe Lihteshtejnin kemi luajtur mirë, por edhe me Turqinë. Periudha e De Biasit ka kaluar tani, duhet të shohim të ardhmen.

Ora 23:31
I shënoi 2 gola Shqipërisë, ja çfarë thotë Zeneli pas fitores së Kosovës

Arbër Zeneli ishte njeriu i sfidës së sotme, teksa realizoi dopjetë dhe realizoi një ndeshje fantastike.

Në një prononcim pas ndeshjes për “Supersport”, Zeneli u shpreh: “Ishte një ndeshje speciale. Kemi luajtur shumë mirë si ekip. Çdo herë presim fitore. I kemi shfrytëzuar rastet dhe shënuam 3 gola. Kam luajtur lojëra të mira dhe të këqija. Sot ka qenë loja më e mirë për mua dhe për ekipin”.

Si ishte të fitoje duelin me Hysajn?

Unë luaj lojën time. Më kanë dhënë raste shumë të mira. Bëj gjënë që di të bëj më mirë. Hysaj është një lojtar shumë i mirë, luan në klub fantastik. Sot e fituam lojën si ekip. Nuk e di nëse jam gati për Serinë A, të shikojmë.

Ora 23:31
Etrit Berisha gjen 2 fajtorët për disfatën me Kosovën: Ishin inekzistentë në fushë

Pas humbjes 3-0 nga Kosova, ka folur për mediat portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Kapiteni në miqësoren e sotme tha se ekipi luajti shumë dobët, teksa gjen dhe “fajtorët” për lojën aspak të mirë të kuqezinjve.

Filluam jashtëzakonisht dobët dhe i lejuam shumë Kosovës që të organizohet. Bëmë shumë gabime dhe ata me kundërsulme na rrezikuan dhe shënuan. Nuk më pëlqeu si reagoi ekipi. Dy mesfushorët e krahut ishin pothuajse inekzistentë në fushë. Duhet të reagojmë më mirë, edhe pse vetëm një miqësore, duhet të jemi shumë më të vetëdijshëm dhe të reagojmë ndryshe. Është faji i të gjithëve. Kemi disa lojtarë të rinj të cilëve duhet t’iu jepet kohë për tu përshtatur. Në ndeshjen e radhës duhet të jemi më të fokusuar”, deklaroi Berisha.

Ora 23:16
Panucci s'e fsheh zhgënjimin: Dita më e shëmtuar e karrierës time, faji i imi

Pas humbjes 3-0 ndaj Kosovës, ka folur për mediat dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Tekniku italian tha se mban përgjegjësitë për ndeshjen e sotme, ndërsa tha se ekipi nuk luajti ashtu siç duhej.

Kjo e sotmja tha ai ishte dita më e shëmtuar në karrierën e tij si trajner futbolli.

Arsyet e kësaj humbjeje janë se nuk luftuam, nuk luajtëm. Është faji im, i mbaj përgjegjësitë unë të gjitha, të gjitha kritikat janë me vend.

Në këtë moment duhet të jemi shumë të kujdesshëm, kemi vuajtur sot më shumë se ndaj Italisë dhe Spanjës. Shpresoj që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e ekipit, kemi dhënë një shfaqje shumë të keqe për të menduar që është kjo Shqipëria.

Disa nga lojtarët nuk ishin në pozicionet e tyre, por isha i detyruar të improvizoja. Mbrojtës i majtë ka luajtur Lika, pasi Lenjani nuk ka qenë mirë, ka pasur mungesa, por nuk kemi 150 lojtarë, pra isha i detyruar.

Kamer Qaka në minutën e 30-të ka kërkuar ndërrim, performoi shumë keq, ndaj isha i detyruar. Sot, aspekti taktik është gjëja e fundit që i vë rëndësi. Në futboll nëse nuk luan me zemër, atëherë do të humbasësh.

Sot është gjëja më e shëmtuar në gjithë karrierën time si trajner. Do të jetë një tjetër melodi që sot e tutje. Kombëtares i mungon zjarri.

Christian Panucci, trajner i kombëtares shqiptare

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardania e lashte: 30/05/2018 06:59

    Dardania lozi siç askush nuk e ka pritë! E ka shkstrrue pjesen e Shqiperise Administrative..nuk kishin ide te çarta ose naj vullnet per te bere gje. Pyetja lind a don ta shkatrroj Panuçi ekipin a po ta zhvilloj?

    Përgjigju
  • Hasani: 29/05/2018 23:34

    Si tha Zheleznovi ne filmin Balle per balle Do ta kerkojme Vloren admiral Edhe ne duhet te themi Do ta kerkojme De Biazin po skemi per ta gjetur.

    Përgjigju
    • Zamir: 30/05/2018 16:45

      De Biasi është histori nuk kthehet më. Harroje dhe ne duhet të shohim perpara

  • bim: 29/05/2018 22:55

    Te falenderojm Duken qe ka investu tek bastet e futbollit e jo tek fushat sportive, gjithe forca e jone ka qene nga diaspora vecanerisht ato te Kosoves, tani qe nuk i marrim te gjithe jemi ne krize te madhe e jemi kthyer ne kohet e dikurshme. Te fillojm e te ndertojm me seriozitet per futbollin ne Shqiperi e te lejm rehat Kosoven te ndertojn skuadren e tyre qe shpresoj te jet sa me e forte e mundshme

    Përgjigju
  • Juli: 29/05/2018 22:12

    Urime Kosovës për lojën shumë të bukur è të shpejtë. Shqipëria zhgënjeu si thuajse gjithmonë. Meritë e trajnerit pa pikë eksperiencë. E meritë e lojtarëve pordhace që mendojnë se janë vërtetë të denjë për këtë fanellë. Nuk do ndryshojë kurrë loja jonë. Duhet guxim e ti heqin krejt këta lojtarë e të vënë ata që kanë vërtetë dëshirë të përfaqësojnë Shqipërinë e nuk janë pak.

    Përgjigju
  • Trajneri: 29/05/2018 22:05

    Trajneri I Kosoves,me Profesionalizem ben ndryshimin..,Panucci s"eshte as per Ligen e Diletanteve

    Përgjigju
  • Llabuti I Hasanit: 29/05/2018 22:04

    Shansi se skisha valut me veti edhe e pata harru karticen e bankes ne banes se ja kisha vendos shqiperija percjell goll !!

    Përgjigju
  • Albani: 29/05/2018 21:46

    Kombtares sone i mungon trejneri i madh i misheruar me kombtaren - Giani De Biassi

    Përgjigju
  • Viktor: 29/05/2018 21:37

    Panuci puo solo dirigere novara ma no Albania vai vf**panuci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024