“Miqtë e fëmijëve”, Ruçi mbledh deputetët: Të regjistrohen fëmijët pa shtetësi, draft ligjor për zgjidhjen e problemit

“Miqtë e fëmijëve”, Ruçi mbledh deputetët: Të regjistrohen fëmijët pa shtetësi, draft ligjor për zgjidhjen e problemit

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit në mbledhjen me deputetët pjesë e nismës “Miqtë e fëmijëve”

Kryetari i Kuvendit,Gramoz Ruçi, njëherësh edhe Kryetar i Grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, zhvilloi mbledhje me grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve”. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë znj.Lindita Nikolla, zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, përfaqësues nga institucionet e pavarura dhe të krijuara me ligj, përfaqësues nga institucioni i Presidentit si edhe nga organizatat ndërkombëtare dhe vendase që operojnë në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit e organizoi këtë mbledhje në përgjigje dhe në vijim të mbledhjes së datës 20 korrik, në të cilën u diskutua mbi problematikat që hasen në regjistrimin e fëmijëve pa shtetësi. Pika kryesore e rendit të ditës ishte diskutimi dhe përcjellja në Komisionin e Ligjeve e ndryshimeve në ligjin nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”.

Në mbledhjen e 20 korrikut, z.Ruçi tha të përgatiten menjëherë ndryshimet e nevojshme ligjore për të ofruar zgjidhjet konkrete për rastin në fjalë.

Kjo mbledhje është vazhdimi i mbledhjes së rradhës të grupit “Miqtë e Fëmijëve”, në përfundim të asaj mbledhje konstatuam dhe arritëm në një përfundim që në fund të muajit Shtator do të mblidheshim për të konkretizuar zgjidhjet dhe shqetësimet si nga partnerët tanë të organizatave ndërkombëtare ashtu edhe të ekspertëve për një problem shumë të madh që është çështja e mos regjistrimit të një numri të konsiderueshëm fëmijësh, dhe arritëm në përfundimin se kjo kërkon një zgjidhje ligjore. Gjatë kësaj periudhe të shkuar, në zbatim të atyre konkluzioneve që ishin arritur nga studimet e bëra, ekspertët kanë punuar dhe kanë arritur në një projekt-draft për zgjidhje ligjore të kësaj çështje. 

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

Në përfundim të asaj mbledhje ishte vendosur që në fund të muajit shtator Grupi “Miqtë e fëmijëve” do të mblidhej për të konkretizuar zgjidhjet ligjore për regjistrimin e një numri të konsiderueshëm fëmijësh. Ndërkohë, ekspertët kanë hartuar një projekt për zgjidhjen ligjore të kësaj çështje.

Duke falenderuar ekspertët për punën e bërë, jeni të ftuar të jepni mendimet për projektin e paraqitur prej tyre, me qëllim që sipas kalendarit të Kuvendit dhe mbështetur në Rregulloren, projekti i ndrsyhimeve të shqyrtohet në Komisione dhe të përcillet për t’u miratuar në seancën plenare.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

Projektligji parashikon se për fëmijët e lindur jashtë vendit, regjistrimi bëhet në gjendjen civile të atij vendi dhe, kur kjo është e pamundur, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare në vendin pritës. Gjithashtu, ndryshimet ligjore janë një hap edhe në drejtim të përmbushjes së një prej pesë prioriteteve kyçe të integrimit evropian: garantimit të të drejtave të njeriut. Pas prezantimit, u diskutua mbi disa pika të posaçme të këtij projektligji.

Kryetari i Kuvendit, në përfundim të takimit, falënderoi të gjithë të pranishmit, deputetë, institucione pjesëmarrëse dhe aktorë të shoqërisë civile, që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë nismë. Kryetari i Kuvendit e vuri theksin në dy çështje: së pari në forcimin e kontrollit parlamentar në drejtim të shoqërimit të projektligjeve me aktet ligjore përkatëse të parashikuara për këtë projektligj; së dyti, në drejtim të kalendarëve që duhen përgatitur nga komisionet parlamentare për të kontrolluar afatet kohore të nxjerrjes së akteve nënligjore nga institucionet. Ruçi kërkoi gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile që të rregullojë e përmirësojë proceduat e çregjistrimit në rastet e vdekjeve si edhe propozoi që, në rastet kur gjykatat kërkojnë vërtetime fakti, analiza e ADN-së të mundësohet falas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë