Pas dy muajsh punimesh intensive, Shtëpia e Pushimit në Velipojë ka një fytyrë të re. Kështu një tjetër projekt i rrjetit Miqtë e Shërbimit Social është përmbyllur me sukses duke u dhuruar fëmijëve pa kujdes prindëror një mjedis çlodhës dhe me standarde të përmirësuara.
Falë donacioneve nga Banka Kombëtare Tregtare që financoi pajisjet elektroshtëpiake , Gulf Albania që kontribuoi për kompleksin e lodrave në oborr dhe ato për fëmijë, sipërmarrësit Sait Fishta që kreu të gjitha punimet brenda e jashtë godinës dhe Fondacionit "Shpresë për Botën" që arredoi pjesën e brendshme, Shtëpia e ngritur që në vitet '60, ofron 960 metra katror të gatshme për të pritur grupe nga shtëpitë e fëmijës në të gjithë Shqipërinë për të kaluar pushimet verore ose aktivitete të tjera çlodhëse.
Në ceremoninë e përurimit, zvdrejtoresha e përgjithshme e SHSSH-së, Lida Leskaj, theksoi se ky projekt është një dëshmi suksesi i filozofisë së bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm për të garantuar një mbrojtje më të mirë sociale për qytetarët shqiptarë.
"Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që i janë bashkuar nismës sonë "Miqtë e Shërbimit Social", një rrjet vullnetar që bashkon të gjithë ato organizata e biznese që duan të ndihmojnë grupet në nevojë. Roli ynë si Shërbim Social është të koordinojmë këtë energji pozitive dhe burimet financiare e njerëzore që shoqëria ka të disponueshme për grupet në nevojë, duke garantuar monitorimin e standarteve të shërbimit dhe përmirësimin e tyre të vazhdueshëm. Shtëpia e Pushimit në Velipojë do të pasohet nga shumë investime të tjera që po kryhen në institucionet e përkujdesit social në të gjithë Shqipërinë".
Shtëpia e Pushimit në Velipojë priti këtë verë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës parashkollor në Shkodër, për t'u pasuar nga fëmijët e moshës shkollore të Shtëpisë së Fëmijës Shkodër.
Aktualisht në Shqipëri funksionon një rrjet prej 29 Institucionesh të përkujdesit social, nga të cilat 11 janë në varësi të drejtpërdrejtë të SHSSH-së dhe të tjerat në varësi të pushtetit lokal.
Miqtë e Shërbimit Social kanë aktualisht 2 projekte madhore që kanë të bëjnë me rehabilitimin e shtëpive të fëmijës në Sarandë dhe Vlorë, ndërsa janë në bisedime edhe disa projekte të tjera për Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, Durrës, etj./ATSH/
/Shqiptarja.com