"Dua të falenderoj me gjithë zemër ata që e gdhinë e ndoshta nuk bënë vit të ri, që punojnë për shërbimet e pastrimit, Tirana sot ishte dritë. Ju falenderoj me gjithë zemër. Tani ju të festoni dhe të çlodheni teksa qyteti sot ka dalë në dritë dhe asnjë shenjë mbeturinash nuk ekziston në qytet", -u shpreh Veliaj.
Festimet e natës ndërrimit të viteve bënë që bashkia e Tiranës të angazhonte punonjësit e kompanive të pastrimit si dhe punonjësit e saj të gjelbërimit për të pastruar kryeqytetin nga fishekzjarrët dhe mbetje të tjera të lëna nga njerëzit pas festimeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)