Nuk mund t’i numëroj sa mesazhe kam lexuar në 4 vjet që unë të ftoj Parashqevi Simakun.
Nëse ka pasur një njeri që do kisha bërë çdo sakrificë për ta intervistuar, ajo ka qenë Parashqevia.
Jam rritur në vitet ‘80, fiks në momentin e shkëlqimit të Parashqevisë që ishte ëndrra e burrave, modeli i grave, muza e një shoqërie. Sepse Parashqevia kishte edhe bukurinë, edhe talentin dhe sot e kësaj dite nuk gjejmë dot një këngëtare që të ketë atë lloj bukurie qëkur hap gojën.
Parashqevia iku në Amerikë menjëherë pas rënies së komunizmit. Ambicioze për të kapur Hollivudin. Në intervistën e saj të parë ajo u shfaq edhe më e sofistikuar dhe gati për të prekur ëndrrën e saj.
Jam përpjekur ta kërkoj. Përgjigjja që kam marrë është se ishte kthyer në endacake. Kam refuzuar ta besoj.
Se çfarë ka ndodhur me yllin shqiptar që ka përfunduar e braktisur është një pyetje shumëmilionëshe.
Zhgënjimi nga ëndrra amerikane apo diçka tjetër?
Çfarë i ka ndodhur Parashqevisë që duroi komunizmin, i mbijetoi presionit dhe epshit të burrave të atyre viteve dhe asaj Parashqevisë që u shfaq me peliçe dhe në një vilë buzë oxhakut në Amerikë?
Çfarë mund të ketë ndodhur me njeriun që shqiptarët do të paguanin gjithmonë për ta dëgjuar tek këndon?
Janë pyetje retorike.
Por sot do doja të bëhemi shumë e ta shpëtojmë Parashqevinë, gjithmonë nëse jemi ende në kohë, që ajo të pranojë të shpëtohet.
Ambasada shqiptare në SHBA mundet të kërkojë informacion dhe shteti shqiptar duhet të bëjë diçka për një artiste, ashtu siç për shumë artistë ka lidhur pension të posaçëm. Detyrimi moral që i kemi njerëzve të artit që të mos poshtërohen. Detyrimi që i kemi çdo njeriu që të ketë një pleqëri me dinjitet, në fakt.
Nëse familjarët e kanë braktisur, Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne, si shtet e si shoqëri, sepse po, fatet janë individuale edhe Parashqevia i përket Amerikës, se është qytetare atje mbi 30 vjet, por mbetet e Shqipërisë e kjo s'e bën atë të huaj dhe as e zvogëlon përgjegjësinë morale për një shqiptare që në kohën e vet i dha popullit të vet muzikë, bukuri, ëndërr.
O Zot nuk arrij ta besoj. Parashqevi Simaku Ylli i pakrahasueshem, e vetmja qe arriti majen e piramides se artit Shqiptar ne vitet 80-90te. Artistja me e kompletuar ne te gjitha aspektet me zerin me unik me bukurin, interpretimin a papare ndonjehere ne skenen shqiptare. Idhulli i te gjitheve. Ajo mertion me te mirat e botes. Ju lutem te gjitheve te shkruajn per te ta ndihmojm ate. RTSH duhet te beje nje homazh dhe nje nate speciale gjate Festivalit ta rikujtojn Legjenden e muzikes. Edhe ne kete gjendje qe eshohim tani ajo vetem jep dashuri, buzeqeshje, I detyrohemi te gjithe.
PërgjigjuPo..mire e ke ti moj zonje qe duhet ndihmuar..le ta ndihmoje komuniteti shqiptare ne Amerike.ata qe ka vite atje...pse se ndihmojne..Po gjynaf te katandisesh ne ate gjendeje ne mes te NYC..nuk po them qe eshte e lehte por po te punosh ja arrin..po kjo se ne intervisten e pare qe ka dhene punonte kenegetare ne restorant dhe ishte fundi I botes per kete..po ska ne kurbet duhet me puni ste mban njeri per syte e bukur.. Ne ishim me fakultete dhe ja kemi fillu ketu nga zéro ..kemi bé Pune krahu..kjo ne fillim ka pase edhe perkrahjen e burrit...por sishte e zonja me e mbajt..me letra e me te gjitha.. Po u mesua ne Shqiperi kjo beri 5 kenge neper festivale dhe u bé e famshme..pse spati bythen per me kendu neper restorante ..
PërgjigjuKeto sjane mire me mendjen. Turren kuturu kush te kepuse profka. E paska prere mera kete Kazhanin. Po femiljaret e sqaruan si me pare cka ndodhur. Divorc, traume me pasoje cerebrale dhe humbje kontakti per njs kohe te gjate. Ca te bejme? Ta shpetojme, po nga se? Ik moj gru dhe shko e gjeje meqe te ka kap meraku. Ose shkruji Rames gjende per PR e keput ndonje 100 mije usd ne "kerkim" te yllit!
PërgjigjuMire nga mendja nuk qenke ti. Parashqevi Simaku i ka dhuruar popullit shqiptar per vite me rradhe kenqesine me te madhe qe nje artist mun ti dhuroj. Ajo meriton te jete njeriu me i pasur i kombit tone. Ajo ishte Diva e vertete e muzikes Shqiptare. Askush nuk e kishte popullaritetin e saj, biles edhe sot kenget e Parashqevi Simakut jane me te degjuarat edhe pse ajo nuk eshte bere e gjalle me shume se 20 vjet. Uroj qe ti kthehet shkelqimit dhe enderres se saj.
Ndihmoni shqiptarët këtu një herë - ajo, efhe nëse është "ajo", është qytetare amerikane. A nuk e shihni që merr ndihma?!!! Po këtu a njihni ndonjë miliarder që shpërndan ndijma për shqiptarët që nuk e përballojnë dot jetesën???!
PërgjigjuUne mendoj te hapet nje numer llogarie ta administrojne 3 veta per ndime nga shqioetaret kudo qe ndodhen
PërgjigjuJep ti nese ke deshire nga rroga jote. Shqiptaret kane halle pa fund, shume vuajne per buken e gojes, pa ndihma e pa pension.
PërgjigjuBravo Mira per kete artikull. Shpresoj te mos bjere ne vesh te shurdher e vertet te ndermerret nje nisme per ti ardhur ne ndihme.
Përgjigju"Tani" qenka bo per t'i qare hallin..sa gjynah.