Vlorë-Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e 'Ujit të Ftohtë', në Vlorë përgjatë shëtitores së Lungomares, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.

Për fat të mirë, deri në këto momente nuk raportohet për të plagosur ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale