Miranda Kerr në kopertinën
e Vogue, pozon me familjen

Miranda Kerr në kopertinën<br />e Vogue, pozon me familjen
Sytë blu dhe lëkura shkëlqyese i kanë dhënë bukurisë australiane mundësinë që të bëhet një superyll botëror.

Miranda Kerr ka pozuar një set fotografik për revistën Vogue australiane.

Modelja është e martuar me aktorin Orlando Bloom dhe kanë një djalë 3 vjeç, Flynn.

Miranda kerr

Në faqet e revistës modelja 31 –vjeçare ka treguar dhe vogëlushin e saj duke e mbajtur në krahë.

Më pas kanë pozuar si familje të tre bashkë.

Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, çifti patën një krizë duke u ndarë për një kohë të shkurtër, por tani ata pohojnë dhe demostrojnë se janë një familje e lumtur dhe janë të kënaqur që djali i tyre ka dy prindër të afeksionuar pas tij.

Në vitin 2007 Miranda ishte një nga ëngjëjt e Victoria’s Secret.

Modelja, në setin fotografik duket mjaft e freskët e veshur me një pallto ngjyrë rozë dhe me make-up minimal.

Ndërsa me familjen ajo ka zgjedhur stil “casual”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)