Supermodelja seksi Miranda kerr ka treguar se nuk është shqetësuar shumë nga zënka e ish-bashkëshortit të saj Orlando Bloom me Justin Bieber.

Ajo ka shpërndarë në rrjetin e saj social Twitter disa foto nga një set fotografik ku kishte pozuar për fushatën e  xhinseve, “Seven For All Mankind”.

Miranda duket shumë “hot” në këto foto ku një mashkull model ka puthur barkun e saj të tonifikuar.

miranda kerr

Në një foto tjetër modelja e Victoria’s Secret është shtrirë në një vaskë toples duke mbuluar gjoksin me duar në mënyrë modeste.

Fotot janë bardhë e zi dhe Miranda ka treguar edhe një herë që ajo është e fokusuar vetëm tek puna dhe djali i saj Flynn me të cilin bëri publike një foto po brenda ditës.

Ish-bashkëshorti Orlando Bloom dhe Justin Bieber patën konfrontim fizik jashtë një restoranti në Ibiza të Spanjës pasi Justin i ka thënë, “Përshëndet Mirandën nga ana ime”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)