Megjithatë përveç faktit se kanë mbetur miq të mirë ata nuk janë shprehur në lidhje me arsyet se përse i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Mirëpo në numrin e ri të revistës “Harper’s Bazaar”, modelja është rrëfyer sa i përket ndarjes. “Gjithkush në jetën e tij ka momente që kalon nëpër periudha të vështira. Një e tillë ishte edhe e imja dhe ndarja ishte një sfidë që duhet ta përballoja.
Ndjehemi shumë mirë, si unë edhe ai. Flasim cdo ditë bashkë. Jemi pranë dhe kemi për të qendruar një familje përgjithmonë dhe me të vërtetë e duam njëri-tjetrin. Kemi dashuri dhe respekt të ndërsjelltë.
Gjithashtu ai është një baba i mrekullueshëm,-vijoi Kerr. Ajo është shfaqur më sensuale së kurrë në kopertinën e kësaj reviste.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)