Miratimi i anti-KÇK-së, juristi Daci: Kjo paketë ligjore hedh në kosh Kushtetutën (VIDEO)

Paketa ligjore anti-KÇK hedh në kosh Kushtetutën. Është ky opinioni i juristit Jordan Daci lidhur me paketën anti KÇK të miratuar vetëm një ditë më parë nga qeveria ku në fokus do të jetë pasuria e kriminelëve dhe terroristëve.

Sipas Dacit, ky akt jo vetëm dublon institucionet e drejtësisë, por edhe i pushon së funksionuari ato pasi miratimi I tij i zëvëndëson gjyqtarët dhe prokurorët me polica.

“Ka një ndryshim të madh me atë që u prezantua në fillim, i cili ishte një tekst krejtësisht skandaloz.

Gjithsesi ky nuk është më pak skandaloz se ai i pari përsa i përket qoftë logjikës, qoftë mënyrës së funksionimit dhe dublimit të institucioneve dhe dhënies së policisë atribute të cilat nuk i takojnë me ligj.

Tashmë me një vendim qeverie që është asgjë dhe nuk mund ta bëjë një gjë të tillë shkelet kushtetuta dhe I jepet kopetenca KLGJ dhe KLP”, u shpreh juristi, Jordan Daci.

Nga ana tjetër Daci shton se ajo çfarë do ta bënte më efektiv këtë paketë do të ishte përfshirja në sitën e saj edhe të politikanëve.

“Ne mund ta prezantonim të pranueshëm nëse kjo do t'i godiste të gjithë pa përjashtim.

Fakti që kjo mbron veten e vet dhe zyrtarët praktikisht e bën të pamoralshëm edhe moralin që prezantohet nga ana e qeverisë.

 Kështu që nuk mundet kurrësesi të kemi këtë draft se nuk ta lejon legjislacioni jonë, jemi totalisht në paligjshmëri”, u shpreh juristi, Jordan Daci.

Paketa anti KÇK u miratua vetëm një ditë më parë nga qeveria shqiptare, ku ndryshe nga çfarë u prezantua në  fillim në draftin final të miratuar janë hequr akuzat për shpërdorim detyre të zyrtarëve, korrupsioni i çfarë do lloj forme, përfshirë atë zgjedhore, por edhe atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DACI RA NË KOS: 01/02/2020 19:20

    O dac o zoti pac po çfar të bëj Edi Rama të lejoj fundërinat e kryekriminelit qenit malok salhe që ta shkrin Shqiprin fare ? ? ? Kta njerëz të drejtësis me 8 vjeçare qē krimineli i bëri gjyqtar e prekuror po ku ishe ti o zoti daci paci atëhere fole protestove për ktë krim kaq makabër. Apo ti nga ai vesh nuk digjon o zoti paci daci. O çfar store ka në Shqipri me njerëz si ty o daci paci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë