TIRANE - Pacientët të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore të zemrës, kane nevojë për ndërhyrje apo kornoarografi, dializë, transplat të veshkave por edhe fëmijët që nuk dëgjojnë dhe duhet të operohen tashmë këtë shërbim shëndetësor do ta përfitojnë falas si në spitalet private dhe ato publike.
Dje, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka miratuar financimin e paketave të plota të disa shërbimeve të nefrologjisë, të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, dhe implantin koklear. Ndërsa, tashmë do të jete Këshilli i Ministrave ai që do të marrë vendimin përfundimtar për hyrjen në fuqi të këtij shërbimi të ri për shëndetësinë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka pohuar se kostofkimi i këtyre 10 shërbimeve ka qenë në arritje si për mjekët, ashtu edhe për shërbimin shëndetësor.
“Ju përgëzoj për punën cilësore dhe intensive që keni bërë, ku brenda 4 muajsh arritët të finalizonit paketat e plota të disa shërbimeve mjaft të rëndësishme”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Aktualisht janë bërë publike vetëm kostot për dializën dhe transplantin e veshkave, ndërkohë që shifrat e tjera do të bëhen publike vetëm pas miratimit të VKM-së nga qeveria. Sipas të dhënave, transplanti i veshkave për një pacient në spitalet publike apo ato private do të kushtojë 8.500, ndërsa një seancë dialize do të këtë një vlerë prej 72 eurosh.
“Me hartimin e këtyre paketave, konkretizojmë qasjen e re të Institucionit tonë dhe të Qeverisë, për të financuar shërbimet shëndetësore në bazë të vlerës reale, për t’u përdorur me efikasitet për nevojat e pacientëve. Interesi ynë është përmirësimi i shërbimeve ndaj pacientit dhe rritja e aksesit në marrjen e shërbimeve, duke e shtrirë financimin edhe në sektorin privat”, u shpreh drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci.
Sipas tij, përfituesit e këtyre paketave do të mbulohen 100% nga Fondi, si në rastin e marrjes së shërbimit në spitalet publike, ashtu edhe në ato private.

Shkrimi u publikua sot (19.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com