Kuvendi miratoi sot me shumicë të cilësuar votash disa projektligje që lidhen me reformën në drejtësi.
Kështu me 84 votat e maxhorancës Kuvendi miratoi disa shtesa në Kodin Penal; po ashtu me 84 vota u miratuan dhe disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Po me 84 vota u votuan dhe ndryshimet në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", si dhe shtesat në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë".
Një tjetër pr/ligj i miratuar me 84 vota është dhe ndryshimi në ligjin "Për dhënie amnistie'; ndërsa Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë u miratua me 89 vota.
Këto pesë ligje ishin mbartur nga seanca kaluar për shkak të mungesës së kuorumit prej 84 votash, i domosdoshëm për miratimin e tyre. /ATSH/
/Shqiptarja.com