Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini

Një ligj i ri i miratuar me parlamentin e Irakut ku morën pjesë 170 ligjvënës nga 329 të tillë, ka shpallur dënime të ashpra për komunitetin e LGBTQ. Një nga ndryshimet, dënon me 10 deri në 15 vjet burg personat që kryejnë marrëdhënie të njëjtit seks, sipas dokumentit të parë nga AFP. Por dënime ka dhe për mjekët që operojnë për ndryshim gjinie.

Personat transgjinorë do të dënohen me tre vjet burg në bazë të ndryshimeve në një ligji kundër prostitucionit të vitit 1988, i cili u miratua gjatë një seance ku morën pjesë 170 nga 329 ligjvënës. Një draft i mëparshëm kishte propozuar dënimin me vdekje për marrëdhëniet e të njëjtit seks, në atë që aktivistët e kishin quajtur përshkallëzim "të rrezikshëm".

Ndryshimet e reja u mundësojnë gjykatave të dënojnë me 10 deri në 15 vjet burg personat që kryejnë marrëdhënie të të njëjtit seks , sipas dokumentit të parë nga AFP, në vendin ku homoseksualët dhe transgjinorët tashmë përballen me sulme dhe diskriminim të shpeshtë.

 Ata caktuan gjithashtu një dënim minimal prej shtatë vitesh burg për "promovimin" e marrëdhënieve të të njëjtit seks dhe një dënim që varion nga një deri në tre vjet për burrat që "qëllimisht" sillen si gra. Ligji i ndryshuar e quan krim "ndryshimin biologjik të seksit bazuar në dëshirën dhe prirjen personale" dhe dënon transgjinorët dhe mjekët që kryejnë operacione për ndryshim gjinie deri në tre vjet burg.

Homoseksualiteti është tabu në shoqërinë konservatore të Irakut, megjithatë nuk kishte pasur më parë një ligj që dënonte në mënyrë eksplicite marrëdhëniet e të njëjtit seks. Anëtarët e komunitetit LGBTQ të Irakut janë ndjekur penalisht për sodomi ose nën klauzola të paqarta morale dhe kundër prostitucionit në Kodin Penal të Irakut. "Ndryshimet ndalojnë gjithashtu organizatat që "promovojnë" homoseksualitetin dhe dënojnë "këmbimin e gruas" me një dënim me burg nga 10 deri në 15 vjet.

Miratimi i projektligjit ishte shtyrë deri pas vizitës së kryeministrit Mohamed Shia al-Sudani në SHBA në fillim të këtij muaji, sipas ligjvënësit Raed al-Maliki, i cili avancoi amendamentet. “Ne nuk donim të ndikonim në vizitë,” tha al-Maliki për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se ishte një çështje e brendshme dhe se ata nuk pranojnë asnjë ndërhyrje në punët e Irakut.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

Rrëzimi i avionit në Lituani, ngrihen dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim