TIRANE- Ligji i shumë debatuar për pronat, i sjellë nga qeveria që përcakton formulën e re të kompensimit, është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Pas debateve të shumta, drafti i miratua nen për nen dhe në tërësi pa kuorum, vetëm me 8 vota të mazhorancës. Një pjesë e deputetëve të shumicës mungonin, teksa opozita braktisi sallën pas mosgjetjes së gjuhës së përbashkët për zgjidhjen e çështjes. Qysh në fillim të diskutimit, opozita tha se kjo formulë, nuk është e ndershme.
“Kjo qeveri ka vendosur ta mbyllë këtë histori me sa më pak lekë. T’u thotë shqiptarëve, kaq ju dhashë mbyllni gojën. Nëse nuk kemi qenë efektivë në të drejtën e kompensimit, jo të kthimit, nuk do të thotë që tani të bëjmë një cirk dhe çdo gjë ta kthejmë në kompensim. Nuk mund të themi që të marr 10 mijë metra, dhe po të kthej 1 mijë metra, sepse po flasim për pronën. Nëse ta kthej të pjesshme, atë që nuk ta kthej dot, do ta kompensoj. Me ligj ju po e shkatërroni. P.sh, nëse Vasilikës i kanë marrë një shtëpi me tre dhoma që bënin në atë kohë 100 mijë lekë, tani do t’i japim Vasilikës vetëm një dhomë, sepse as blihet sot me 100 mijë lekë”, -tha Oerd Bylykbashi.
Neni 6 i këtij ligji që saktëson konkretisht formulën e re të draftit, mori kohën më të madhe të debatit mes palëve.
“Këtu është themeli i kësaj që po diskutojmë ne. Kjo është formula. Ju po thoni që “unë pronën fillestare do ta vlerësoj me atë çmim që ta mora atëherë.Por unë si shtet, edhe pse e përdora gjithë këto vite për interes publik pronën, do të ta rimarr edhe një herë”. Nëse prona është e lirë, dhe ju e vlerësoni me çmim të vjetër, dhe do të të kthej vetëm atë pjesë që i takon çmimit të vjetër, kjo minimalisht bie ndesh me vendime të Gjykatës Kushtetuese”, -tha Bylykbashi.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i dha pjesërisht të drejtë opozitës, por tha se interesi publik prevalon.
“Jam dakord me këto që thoni nëse e shohim çështjen vetëm si ish pronarë dhe e lëmë jashtë vëmendjes interesin publik. Nuk është folë asnjëherë për kthim apo kompensim të plotë. Është folë vetëm për një dëmshpërblim të drejtë e sa më të arsyeshëm”-tha Manjani.
Pas debateve mes demokratit Bylykbashi dhe relatores së projektligjit, Vasilika Hysi, kjo e fundit e ftoi opozitën për bashkëpunim: “Nuk mund të ketë kompensim fizik 100 % ndaj asgjëje. Ejani ta rregullojmë dhe t’i japim fund këtij procesi”.
Por Oerd Bylykbashi këmbënguli tek kërkesa e opozitës për kompensim të plotë fizik.
“Kur e ka pronën e vetë të lirë 100 %, le të kthehet me aq metra katrorë sa i janë marrë. Prona që merret kthehet ashtu siç ishte, pronë”, -tha Bylykbashi.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani qartësoi se në të gjitha rastet kur zëri kadastral është i njëjtë, atëherë kompensimi do të jetë i plotë.
“Aty ku zëri kadastral është i njëjtë me të vitit 1945 dhe është i lirë, po, do të kompensohet 100 %”-tha Manjani.
Në debat u përfshi edhe deputeti socialit, Dashamir Peza. Ai i kërkoi opozitës të mos bëjë retorikë, por të mbajë përgjegjësi për 8 vitet e qeverisjes së saj, që e zvarriti këtë çështje. Bylykbashi ju përgjigj me të njëjtin argument, duke i kërkuar që ai, si pasues i atyre që morën pronat në vitin 1945, t’u kërkojë falje shqiptarëve për sekuestrimin e pronave, pastaj opozita do të kërkojë falje për pjesën e saj të fajit. Debati zgjati më shumë se dy orë, ky në çdo rast opozita kundërshtoi propozimet, ndërsa pas miratimit të nenit gjashtë, ajo u largua nga komisioni, në shenjë proteste, duke mos kursyer dhe plotësimin e kuorumit.
Bylykbashi: Zvarritja e pronarëve është zullum i përbashkët
Debati për projektligjin e qeverisë për kompensimin e pronave, ka përplasur palët, por në fund, të dy palët kanë pranuar përgjegjësitë për zvarritjen e këtij procesi gjatë gjithë kohës së pluralizmit. Duke ju referuar çmimeve të ndryshme të referencës, demokrati Oerd Bylykbashi tha se gjendja e sotme, është si produkt i një zullumi politik i të gjitha palëve ndër vite.
“Nëse sot dikujt që i ka ardhur radha për t’u kompensuar, për pasojë edhe të zullumit tonë të përbashkët që ja zvarritëm, ta pranojmë këtë pjesë, unë jam dakord me këtë. Këtij fatziut ne sot i themi: jo, do të japim me çmimin e ’46-ës. Ai që e mori dikur dhe shpronësohet për interes publik, trajtohet me çmimi të këtij viti”,-tha opozitari Bylykbashi.
Në përgjigje Ministri i Drejtësisë, sqaroi se kjo nuk është një formulë që kthen gjithçka 100 %, por se kjo është formula më e mirë duke pasur në konsideratë dhe interesin publik.
"Nuk ka shpronësim sot me çmim tregu. Ka shpronësim me hartën e vlerës. Nuk flitet asnjëherë për diçka të plotë, 100 %. Kjo nuk është thënë kurrë. Referenca nuk ka të bëjë me çmimin, por me kategorizimin e pronës. Çfarë ka qenë në çastin e marrjes së saj. Jam dakord me këto që thoni nëse e shohim çështjen vetëm si ish pronarë dhe e lëmë jashtë vëmendjes interesin publik. Nuk është folë asnjëherë për kthim apo kompensim të plotë,”-tha Manjani.
Në vijim të oponencës, Bylykbashi tha se nuk mund të diferencohet prona. “Nuk ka kuptim që ish pronarët t’i trajtojmë me hartën e 1946, ndërsa sot pronarët që shpronësojmë me çmimet e hartës së 2015. Ato prona që dikur kanë qenë në periferi të Tiranës, sot janë në vijën e verdhë dhe kanë tjetër vlerë, se janë brenda në qytet. I themi pronarit, që edhe pse prona jote ka shumëfishuar në mënyrë natyrale vlerën, ne nuk ta njohim këtë”, -tha Bylykbashi.
Gjoba zyrtarëve nëse s’përgjigjen në afat
Zyrtarët të cilët nuk u përgjigjen në afat ish-pronarëve, do të dënohen me gjoba administrative. Ligji i ri parashikon masa për punonjësit e AKKP-së. Shkeljet për administrimin e fondit të kompensimit, dënohet me gjobë nga 200-800 mijë lekë.
Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të kompensimit dënohet me gjobë 50-300 mijë lekë. Niveli i gjobës përcaktohet në përpjesëtim të drejtë me nivelin e kundravajtjes dhe përgjegjësinë e kundravajtësit në procesin e kompensimit. Në rast të përsëritjes së kundravajtjes, zyrtari gjobitet me gjobë në vlerë dyfishe.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com