Miratohet metodologjia për tarifat që do t’ju paguhen HEC-ve private

Qeveria ka miratuar formulën mbi të cilën ERE do të miratojë tarifat e reja për prodhuesit privat të energjisë elektrike.

Aktualish, tarifa fikse që i paguhet prodhuesve të energjisë nga hidrocentralet është 7.636 lekë/kWh.

Sipas vendimit, deri në miratimin e çmimit të shitjes së energjisë së prodhuar nga prodhuesit e vegjël për vitin 2016, ERE do të marrë masa që të përcaktojë një çmim që do të aplikohet për një periudhë të ndërmjetme.

Diferencat që mund të rezultojnë, ndërmjet çmimit të miratuar për 2016-ën dhe çmimit të miratuar për periudhën e ndërmjetme, do të sistemohen nëpërmjet korrigjimit të faturimeve përkatëse.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Moment emocionues, nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu