Me 193 vota pro nga 300, ligjvënësit grekë kanë votuar një ligj që miraton martesat mes cifteve homoseksuale. Ky votim vjen dy vjet pas dënimit të Greqisë nga ana e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, për diskriminim. Kryeministri grek Aleksis Tsipras deklaroi se kjo ishte një ditë e rëndësishme për të drejtat e njeriut, e cila i jep fund një periudhe turpi dhe vonese.
Ligji i ri zgjidh të gjitha problemet e natyrës ligjore, si trashëgiminë, asistencën mjekësore dhe pensionin, por nuk përfshin adoptimin e fëmijëve.
Në vend u kryen dy martesa në vitin 2008, kur kushtetura greke u adpatua me atë të Bashkimit europian, por nën presionin e kishës ortodokse u anuluan nga Gjykata.
Mbështetësit e ligjit të ri mbajtën një protestë jashtë parlamentit ndërsa debatet zhvilloheshin në Parlament. Nga ana tjetër ky ligj ka hasur në kundërishtim të fortë nga Kisha Ortodokse, ndërsa një peshkop i ra kambanave pas miratimit në shenjë zie.
/Shqiptarja.com