Miratohet në komision drafti i strategjisë për Sigurinë Kombëtare! Zv. ministrja e Jashtme: Parashikon edhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike

I konsideruar, si dokumenti më i rëndësishëm për çështjet e sigurisë për 5 vitet e ardhshme, projektligji për strategjinë e sigurisë kombëtare mori dritën jeshile në komisionin parlamentar të jashtëm. Zv. Ministrja e Jashtme Artemis Malo tha se drafti u hartua duke analizuar ndryshimet që ka pësuar situata aktuale e sigurisë, në rajon por edhe më gjerë, pasi strategjia e vjetër nuk i përgjigjej më sfidave të kohës. Pjesë e strategjisë janë edhe masat për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.

“Për draftimin e strategjisë, u morën orientime nga NATO dhe BE, që shprehin vlerësime të rëndësishme për rajonin tonë. U asistua edhe nga atasheu ushtarak i SHBA, strategjia e vjetër nuk i përgjigjet sfidave aktuale të sigurisë. Kërcënimet kibernetike, siguria ushqimore. Pasqyrohen edhe ndikimet që pati pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Kërcënimet e sigurisë bëhen më të ndjeshme dhe për pa mundësinë e kontrollit të sulmeve kibernetike. Zhvillimet e lart përmendura krijojnë ndikim edhe tek siguria ushqimore për 2-3 vitet e ardhshme. Shtrohet nga dimensioni klasik i mbrojtjes, tek kërcënimi I terrorizmit dhe siguria ushqimore”, tha Malo.

Ndërkaq deputeti Petro Koçi, veç propozimeve për disa ndryshime në projektligj, e konsideroi fatkeqësi dhe të pafalshme mungesën e opozitës gjatë këtij diskutimi.

“Një nga më të rëndësishmit. Është e pafalshme mungesa e opozitës, ka hallet e saj të interesit të ngushtë. Nuk kompromentohet agjenda e opozitës nëse vjen këtu".

Deputeti tjetër socialist Bardhyl Kollçaku ngriti shqetësimin për ndjekjen e zbatimit të strategjisë, duke sugjeruar që qeveria të raportojë një herë në vit në kuvend për këtë çështje.

“Duhet të ishte përgjegjës edhe siguria, për rëndësinë që ka. Vlerësojmë që është i arrirë. Mban parasysh krizat që kaloi Shqipëria, tërmeti pandemia, sulmet kibernetike, si dhe situatën në rajon e më gjerë, si në rastin e Ukrainës, që ka ndryshuar nivelin e sigurisë. Jetojmë në kohë që agresioni ndaj NATO-s është probabilitet i mundshëm, ndaj çdo vend po merr masa për të rritur kapacitetet. Ndaj edhe ne shpresojmë që do rriten kapacitete, në dokumentin ushtarak. Duhet t’I vlerësojmë. Ndjekja dhe zbatimi i kësaj strategjie me shqetësim. Kuvendi duhet të ndjekë zbatimin e saj. Qeveria të raportojë çdo vit për detyrimet që burojnë nga ky dokument. Nuk është vetëm i maxhorancës, është për gjithë spektrin shqiptar”.

Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare parashikon rritjen e kapaciteteve investiguese kundër krimit të organizuar, ekonomik e financiar dhe kibernetik. Objektivi është gjurmimi, sekuestrimi, konfiskimi i financave dhe aseteve të grupeve kriminale, duke i kthyer këto asete tek komuniteti.

Drafti i plotë i projektligjit për

Drafti i plotë i projektligjit për "për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të republikës së Shqipërisë"

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keci: 06/02/2024 20:44

    Po e ka lexuar dikush nga ata aty në komision atë dokument do me bjerë damllaja. Të asistojë Atasheu amerikan (jo se është hata) në kryerjen e strategjisë kombëtare e të lësh jashtë Akademinë e Shkencave është kulmi i papërgjegjshmërisë nga znj Malo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit