Komisioni për Integrimin Europian miraton projektligjin "Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis".
Të ftuar në komision ishin përfaqësues nga Ministria e Integrimit Europian dhe Ministria e Mjedisit.
Ky projektligji ka për qëllim të përmirësojë shëndetin publik dhe të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, si rezultat i përmirësimit të cilësisë së ajrit, nëpërmjet integrimit të çështjes së mbrojtjes së ajrit në politika të tjera, si dhe përcaktimit të kërkesave për pakësimin e shkarkimeve, monitorimin, vlerësimin, planet e cilësisë së ajrit, dhe për bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar për këtë qëllim.
Gjatë prezantimit të projektligjit, përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit, znj. Laureta Dibra u shpreh se iniciativa që ka marrë ministria për hartimin e projektligjit në fjalë, ka ardhur si rezultat i rekomandimeve të progres raportit të vitit 2011-2012-2013, për rishikimin e legjislacionit të cilësisë së ajrit.
"Ligji i ri transfuzon të dy direktivat 2008/50 dhe 2004/107 që lidhen me ndotës të caktuar, metalet e rënda duke përcaktuar vlerat e synuara, vlerat e pragjeve", theksoi znj. Dibra.
Nënkryetari i komisionit z. Balla propozoi se tek pjesa e kundravajtjeve, gjobave, të ketë masa ndëshkimore shumë të ashpra.
"Qytetarët shqiptarë ankohen se cilësia e lëndëve djegëse që shiten në vendin tonë nuk është e mirë, është shumë e dëmshme për mjedisin dhe sigurinë. Të gjithë kundravajtësit që dëmtojnë mjedisin do vazhdojnë të shesin mazut dhe jo naftë. Ndaj dhe vlera e gjobave, masa ndëshkimore duhet të jetë më e madhe" përfundon z. Balla.
Komisioni i Integrimin Europian u shpreh dakord për miratimin e këtij projektligji ne seancë plenare
ATSH
/Shqiptarja.com