Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik! Përfitojnë 135 mijë punonjës

Qeveria miratoi rritjen e pagave për administratën publike, ku do të përfitojnë 135 mijë punonjës. Punonjësit e administratës shtetërore do të kenë edhe indeksim të pagës një herë në dy vite aq sa është vlera e inflacionit.

Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.

Nga ana tjetër, ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.'- tha Mete.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, listoi me shifra rritjen e pagave që do marrin nga ushtarët deri tek gjeneralët. Me 30% do rriten edhe pagat e zjarrfikësve.

‘Ushtari i katërtë që është niveli bazë i ushtarakut në vitin 2022 ka pasur pagën 42 mijë lekë me rritjen e sotme shkon në 71 mijë lekë. Të gjitha pagave do t’ju shtohet edhe një trajtim ushqimor që jepet në vlerën 160 mijë lekë. Pra një ushtar i katërt do të marrë 870 mijë lekë në dorë. Reshteri në vitin 2022 e ka pasur pagën 48 200 lekë me rritjen e sotme shkon në 800 mijë lekë, plus 160 mijë lekë të trajtimit ushqimor. Majori e ka pasur 68 800 lekë në 2022, me rritjen e sotme shkon në 107 mijë pa trajtimin ushqimor. Koloneli e kishte pagën në 2022, 110 mijë lekë sot shkon në 158 500 lekë pa trajtimin ushqimor. Gjenerali e ka patur pagën 127 500 lekë me rritjen e sotme shkon 190 mijë lekë”, tha Peleshi.

Ministrja e Arsimit tha se ‘Paga mesatare e punonjësve të arsimit do të jetë 950 euro!’

'Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të lartë që ka nivelin e kualifikimit edhe vjetërsinë mbi 15 vite pune do të shkojë 79 800 në 98 500. Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75 800 në 96 mijë lekë. Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë edhe mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit në ciklin fillor me mbi 15 vite eksperiencë shkon nga 72 400 në 95 200 lekë. Paga për punonjësot socialë dhe psikologët ku paga mesatare shkon në 910 euro, ndërsa paga e oficerëve të sigurisë në shkolla shkon në 800 euro si pagë mesatare”, theksoi Manastirliu.

Rritje page do të ketë edhe për 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor.

‘Në gjithë sektorin e shëndetësisë me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese dhe të gjithë infermierët me 15 mijë leke mbi pagën ekzistuese.’- u shpreh Koçiu.

Nga rritja e pagave do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Miratohet rritja e pagave sipas gradave të usharakëve dhe zjarrfikësve: Nga 70 mijë - 190 mijë lekë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri publike vendimin për rritjen e pagave për ushtarakët, që u miratua sot në Këshillin e Ministrave. 

Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71.000 lek paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit, nga 42.000 lek në vitin 2019 pra një rritje në këto vite prej 29.000 lekësh. Të gjitha pagave u shtohet dhe trajtimi me ushqim që jepet në formën e pagës prej 16.000 lekësh.

Ministri Peleshi ftoi dhe të rinjtë për tu bërë pjesë e FA.

Pra një ushtar i VI nuk do të marrë 71.000 lek por do të marrë 87.000 lek. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi kushdo që do të bëhët pjesë e Forcave të Armatosura e nis me një pagesë 87.000 lek. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22% ku në ndryshim nga dy vitet e fundit, ku për të gjitha gradat pagat janë rritur me të njëjtën %, këtë vit do i japim më shumë prioritet gradave më të ulta. tha Peleshi.

Cfare deklaroi Ministri
Rreshteri  në vitin 2019 e ka patur pagën 48.200 lek, më rritjen prej 30% shkoi në 62.660 me rritjen e sotme shkon në 80.000, plus 16.000 të trajtimit ushqimor.

 Majorit nga 68.800 lek paga i shkoi në 89.440 lek pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 107.000 pa trajtimin ushqimor. Diferenca në pesë vite është 38.200 lek.

Koloneli në 2019-ën paguhej 110.000 lek, shkoi në 143.000 pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 163.500 lek pa trajtimin ushqimor.

Gjenerali e ka patur 127.500 në vitin 2022 , shkoi në  165.000 pas rritjes me 30% dhe sot shkon në 190.000 lek. Pra një rritje prej 62.500 lekësh.

Brenda buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku e rikujtoj që ka arritur në 2% të GDP duke e bërë Shqipërinë një nga 22 vendet aleate në NATO që përmbushin angazhimin Aleancës ku 2% e GDP të jetë për mbrojtjen.

Në buxhetin e pagave ne lëvizim 11 milionë dollarë, duke patur parasysh që edhe personeli civil do të ketë rritjen e pagave siç u sqarua nga ministri i Financave.

Unë kam kënaqësinë të sjell këtu edhe një vendim tjetër, po për rritjen e pagave, për një kategori që bën një punë shumë të rëndësishme, të pazëvendësueshme, të çmuar, që janë personeli zjarrëfikës.

Kanë një rritje që shkon deri në 30% në varësi të gradave.

Asistent zjarri, që është grada më e ulët e zjarrëfikësit, paga aktuale është 46.000 lek, rritet në përqindje 30.43%, në vlerë 14.000 Lek, paga sot shkon në 60.000 Lek.  Sapo hyn në Shërbimin Zjarrëfikës, paga fillestare nga sot do të jetë 60.000 Lek.

Zjarrëfikës, një gradë më lartë, ka pasur pagën 52.500 Lek, sot shkon në 65,000 Lek.

Kryezjarrëfikës nga 55.000 Lek shkon në 70,000 Lek.

Kryeinspektor zjarrëfikës nga 74.500 Lek shkon në 85.000 Lek.

Inspektor zjarrëfikës 64.200 Lek shkon në 75.000 Lek,

Komisar zjarrëfikës nga 97.500 Lek shkon në 105.000 Lek.

Drejtues zjarrëfikës nga 108.000 Lek shkon në 115.000 Lek.

Drejtues i pare zjarrëfikës nga 120.000 Lek në 140.000 Lek dhe drejtues i lartë zjarrëfikës nga 131.000 Lek shkon në 160.000 Lek.

Peleshi e mbylli me një apel drejtuar kryetarëve të bashkive e forcave zjarrëfikëse, të qendrojnë në krye të detyrës për eleminin e pasojave, në një stinë që fatkeqësisht pritet të jetë me e nxehtë se vitet e tjera.

Ora 13:27
Rritje e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mesatarja do të jetë 950 euro, për punonjësit socialë 910 euro

 

Nga rritja e pagave në administratën publike do të përfitojnë ndër të tjerë edhe 30 mijë punonjës në sistemin arsimor.

Lajmin e bëri të ditur ministria e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu pas mbledhje së qeverisë ditën e sotme.

Paga mesatare do të ketë rritje me 18 mijë lekë të reja apo me 3 paga në vit.

Paga mesatare e mësuesve shkon në 950 euro.

Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm, të lartë me vjetërsi mbi 15 vite punë nga 79 mijë 98 mijë 500 lekë.

Në ciklin fillor, paga mesatare me mbi 15 vite pune nga 72 mijë 400 lekë në 95 mijë e 200 lekë.

Paga mesatare e punonjësve socialë dhe psikologëve shkon në 910 euro.

Paga mesatare e punonjësve të sigurisë në shkolla shkon në 900 euro në muaj.

Do kemi dyfishim të pagesës për shërimin për kualifikim për mësuesit i kualifikuar dhe mësues specialist do dyfishohen shpërblimin.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 26/06/2024 15:56

    Bravo se leket po ne shqiperi Shpenzphen , ushqime veshje levizje etj , duhet edhe ne 1 Janar 2025 te mos marre asnje penaionist me pak sesa 300€ (30,000lek) , paraja po ne shqiperi prishet keshtu dhe market kafet etj kane sadopak pune pasi rritet konsumi

    Përgjigju
    • Scutari: 27/06/2024 02:42

      Po po!! Një kg mish 20 mijë lek dhe një kafe 2 euro ...

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit