/ATSH-Gjergji Mima/ - Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektvendimi "Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor".
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njofton se në bazë të Kodit Rrugor do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit. Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundravajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor.
Sipas komunikimeve publike të vazhdueshme të bëra nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe institucionet e varësisë, mbajtësi i çdo lejedrejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, në masën e treguar në tabelën e pikëve, e cila mund të gjendet në faqen zyrtare të ministrisë.
Sipas MTI drejtuesit e mjeteve mund të marrin informacion për sasinë e pikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nëpërmjet faqes së internetit, e-mail, telefon ose me kërkesë me shkrim. Sistemi i ri pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore hyn në fuqi menjeherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, me datë 22 Prill 2015.
/Shqiptarja.com