MIRDITE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku babai ka tentuar të vrasë me thikë djalin e tij pas një sherri. Policia ka bërë të ditur se, 70-vjeçari Gjin Gjeka ka tentuar të vrasë me thikë djalin e tij 46-vjeçar pas një konflikti për pronat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme në Rrëshen. 

Policia bën me dije se 70-vjeçari ka plagosur me thikë të birin, Alfred Gjeka. Të njëjtat burime sqarojnë se i moshuari e ka goditur të birin disa herë me thikë në krah dhe në këmbë. 

Denoncimi në polici i rastit është bërë nga familjarët, të cilët kanë rrëfyer se konfliktet mes babait dhe djalit për çështjen e pronave kanë qenë të përsëritura. 

Ndërkohë policia bën me dije se 46-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se ka filluar hetimet për qartësimin e rrethanave të ngjarjes./Shekulli Online/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)