MIRDITE - Banorët e Qafë-Mollës në Mirditë i rikthehen sërish protestave kundër ndërtimit të HEC-it në këtë fshat.
Banorët nuk kanë lejuar punonjësit e firmës turke 'Ajenas Energy' të vijojnë punën e tyre, teksa shtojnë se nuk janë shpronësuar ende për tokën. Sipas banorëve atye u ishte premtuar se do shpronësoheshin për tokën, ndërsa nuk u mor asnjë masë nga ana e firmës dhe instancave vendore
Në vendngjarje për të normalizuar situtën kanë mbërritur forcat e policisë nga Rresheni, Kurbini dhe efektivë të FNSH nga Shkodra. Banorët vijojnë të këmbëngulin në pretendimet e tyre, teksa shtojnë se do përshkallëzojnë protestat.
Policia ka proceduar penalisht 4 banorë të zonës lidhur me protestën e sotme.
Blutë e Mirditës kanë nisur procedim penal për Zef Mitrushin, Zef Kolën, Alban Gjomarkajn dhe Preng Gjomarkaj.
Të 4 personat e arrestuar akuzohen për veprën penale të vetëgjyqësisë pasi kanë penguar zhvillimin e punimeve në HEC-in e Qafë-Mollës i cili po ndërtohet nga një firmë turke.
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO