MIRDITË - Partia Demokratike ka deklaruar se simpatizantë të saj kanë ndaluar një kamion me ushqime të cilat sipas saj i përkasin kandidatit të majtë.  

Partia Demokratike thekson se këto ushqime do të përdoreshin për blerjen e votave. Sipas PD, kjo vërtetohet nga fotot që ishin vendosur mbi thasët me ushqime.

Partia Demokratike denoncon gjithashtu neglizhencën e Policisë, e cila megjithë insistimin e kërkesat e vazhdueshme, sipas saj nuk reagoi në kohë.

Deklarata e PD lidhur me ushqimet e gjetura