MIRDITË – Policia ka asgjësuar pasditen e sotme 2 374 rrënjë kanabis sativa në zonën e Fanit në Mirditë.
 
Pas një kontrolli të imët në këtë zonë u  konstatuan gjashtë parcela  të mbjella me bimë të ngjashme me ato të kanabis sativa, me gjatësi 80-2m, që u asgjësuan  në  vend  me  anë  të  djegies.
 
kanabisNga ana e punonjësve të policisë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin  për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
kanabis
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)