100-vjeçarja Barbulla Pepa nga fshati Fang i Mirdites e cila u bë përsonazh i mediave për shkak të kushteve ekstreme ku jetonte, tashmë ka ndërruar jetë. Ajo nuk mundi ti bëjë ballë të ftohtit të këtij dimri, duke gjetur vdekjen. Kanë qenë fqinjët e të moshurës të cilët e kanë gjetur atë të vdekur brenda banesës që vetem emrin kishte të tillë.
Apeli i 100-vjeçares e cila jetonte e vetmuar nuk mori vemendjen e insitucionëve, të cilët heshten përballë këtij fakti, duke mos i dhënë asnjë ndihmë të moshuarës. Shteti u kujtua për të vetem për ti ndërprerë energjinë elektrike, duke e lënë atë në erresirë për muaj. Kanë qenë vetëm qytetarë të thjeshtë dhe biznesmen të cilët u sensibilizuan, pas publikimit të rastit në media, duke e ndihmuar 100-vjeçaren.
Fqinjët dhe të afërm të sajë tashmë kanë hapur dyert e mortit, ndërsa qytetarë të shumtë kanë shkuar për ngushëllime. Nënë Barbulla tashmë nusëruar për lamtumirën e fundit, u shua duke marrë me vete vuajtjet, skamjen, vetminë dhe braktisjen nga instancat shtetërore, por duke lënë pas dashurinë dhe respektin për njerezit, të cilët i'u gjenden pranë në ditët më të vështira për ta.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Apeli i 100-vjeçares dëgjohet! Dhjetëra qytetarë në ndihmë të nënë Barbulles