Mirditë/ U qëllua me breshëri plumbash nga dritarja! Misteri i vrasjes së 68 vjeçarit në fshatin e braktisur malor! Hetimet në pikën zero

Mirditë/ U qëllua me breshëri plumbash nga dritarja! Misteri i vrasjes së 68 vjeçarit në fshatin e braktisur malor! Hetimet në pikën zero

Frederik Radi, i vrarë më 18 gusht 2024

Mirditë- Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në Lajthizë të Mirditës vijon të mbetet pa autor. Kur kanë kaluar 10 ditë nga krimi i rëndë, hetimet e policisë dhe prokurorisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen janë në pikën zero. Dëshmia e familjareve nuk e ka ndihmuar grupin hetimor drejt një piste hetimi, pasi 68-vjeçari nuk ishte person problematik apo që kishte shfaqur probleme.

Muajt e veres Frederik Radi i kalonte i vetem në shtëpine e tij të vjetër në Lajthizë të Mirditës, një fshat malor i cili është braktisur masivisht dhe jetojnë shumë pak familje.

Kjo i ka ndihmuar autoret që të veprojnë pa u shqetësuar dhe të largohen pa lënë gjurme, duke vështirësuar punen e policisë dhe prokurorisë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Dyshimet e grupit hetimor janë se Frederik Radi mund të jetë vrarë pas ndonjë konflikti që mund të ketë patur kohet e fundit për çështje pronësie në fshat, por kjo nuk është arritur të provohet ende, pavarësisht se menjëherë pas ngjarjes u shoqëruan në polici dhe u moren në pyetje një numer i konsiderueshem përsonash kryesisht banor të fshatit.

Ai është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa vrasja dyshohet të ketë ndodhur më 18 gusht, ndërsa  u gjet i vdekur nga vajza e tij brenda baneses së vjeter në fshatin Lajthizë të Mirditës mëngjesin e 20 gushtit.

.Leonora Radi ka sinjalizuar policinë dhe nga veprimet e kryera rezultoi se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I mori borxh 50 mijë euro shefit të urgjencës në QSUT, i vodhi 15 mijë euro të tjera në banesë! Arrestohet 38- vjeçari, pronar i një restoranti

Tiranë/ I mori borxh 50 mijë euro shefit të urgjencës në QSUT, i vodhi 15 mijë euro të tjera në banesë! Arrestohet 38- vjeçari, pronar i një restoranti