Mirela Cici:“Si vishen Rama,
Tare, Basha, Çili dhe Campell”

Stilistja Mirela Cici komenton veshjet e personaliteteve, gazetarëve dhe politikanëve gjatë promovimit të librit të Alastair Campbell, “Vitet me Toni Bler”, ish- këshilltar i Toni Bler në Tiranë. Në këtë prononcim stilistes i bien në sy veshjet e liderit të Partisë Socialiste Edi Rama, dy gazetareve Ilva Tare dhe Anila Basha, analistit dhe botuesit Henri Çili, si dhe anglezit, Alastair Campbell.

EDI RAMA

Stili që ai përdor në veshje e diferencon nga politikanët e tjerë. Prerjet asimetrike të xhaketave, format jo të zakonshme të jakave të këmishave, dizenjat nga më të çuditshmet me ngjyrat e forta janë karakteristike e stilit të tij tepër të veçantë që e bëjnë atë të bjerë me shumë në sy. Një stil klasik tepër të moderuar me element avangard. Stili që ai përdor si imazh tregojnë ose shprehin vizionin e tij personal, por që në shumicën e rasteve keqkuptohet ose nuk merret si i tillë. Janë pikërishtë këto elementë të cilat shprehin hapur shpirtin e tij artistik,por që në politikë është vështirë të kuptohet.



(Në foto kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama)



ILVA TARE


E njohur në ekranet tona si gazetare shumë e talentuar dhe me një karrierë të suksesshme, Ilva Tare personifi kohet me një stil të vetin të veçantë duke ia përshtatur më së miri figurës dhe rolit të saj. Ajo di të zgjedh me kujdes veshjen e duhur në çdo rast. Në stilin e saj klasik dhe shumë elegant ajo vjen here me një stil perfekt të detajuar deri në aksesorë dhe herë si stil klasik mashkullor ku përshtatet mrekullisht. Ngjyrat e ftohta dhe prerjet e thjeshta e konturojnë atë duke i dhënë seriozitet dhe fisnikëri imazhit të saj në ekran….por duke shtuar edhe disa elemente me feminilestilit të saj ajo do ta bënte edhe më sensuale atë dhe duke zbutur disi karakterin e saj shumëdinamik.



(Në foto gazetarja Ilva Tare)


ANILA BASHA

Një figurë shumë e njohur për rolin e saj mediatik vjen me një stil të kuruar me kujdes jo vetëm në lookun por dhe petinaturë. Karakterizohet nga një stil klasik shumë elegant dhe feminil duke përdor si pikë të fortë dekolten. Duke luajtur me ngjyrat e forta dhe të ndezura ajo shpreh sensualitetin dhe energjinë pozitive si dhe karakterin e fort që ajo mban në vetvete.



(Në foto gazetarja Anila Basha)

HENRI ÇILI

Henri Çilin e njohim si analist potencial shumë të suksesshëm në politikë. Ai vjen në ekranet tona me një stil shumë të thjeshtë klasik, por që të lë shijen e një personi që neglizhon në look-un e tij. Këtë e vërteton moskombinimi i saktë i ngjyrave që ai i bën këmishave në raport me kostumin. Ajo që të bie më shumë në sy është elementi i kollares i cili nuk është korrektësi nga forma dhe nga ngjyra. Mendoj që z. Çili duhet ti kushtojë më shumë rëndësi look-ut të tijsi figurë publike, pasi veshja është një pasaport vizuale me të cilin përfaqësohemi dhe ku secili nga të nxjerrë në pah vlerat individuale.




(Në foto analisti Henri Çili)

ALASTAIR CAMPBELL

Një nga elementët ku meshkujt gabojnë në një veshje klasike është pikërisht kollarja si për formën dhe për ngjyrën. Z. Alastair Campbell, ka zgjedhur për perfomancë me shije të hollë një kostum klasik shumë elegant dhe tepër tërheqës. Ajo që të tërheq me shumë vëmendjen është pikërisht ngjyra verbuese dhe fosforishente e të kuqes. Një toni i tillë i të kuqes nuk do të ishte përshtat në një rast të tillë, pasi ngjyrat fosforishente krijojnë një tërheqje magnetike të vëmendjes dhe do krijonte disfavore. Ajo që këshillohet në raste të tilla janë tone më të errëta të së kuqes ose nuancat e vishnjes...




(Në foto ish-këshilltari i Tony Blair në Tiranë, Alastair Campell)


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira dhe të ndershme?



×

Lajmi i fundit

John

Sllovakia, krizë në sistemin shëndetësor, tejmbushen spitalet