Çifti i dashur i publikut shqiptar Alban Skenderaj dhe Miriam Cani kanë marrë disa ditë pushim buzë detit.

Miriami ka postuar në rrjetet sociale një foto të bukur familjare shoqëruar me refrenin e filmit ‘A star Is born’.

Të tre bashkë dhe të përqafuar, Mirami, Albani dhe Ameli duken një familje kaq e bukur dhe e lumtur. Miriami nuk mund ta niste më bukur ditën e saj.