Miroslav Lajçak takon Ramën: E përgëzova për fitoren në zgjedhje dhe diskutuam mbi zhvillimet rajonale dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor
Edi Rama dhe Miroslav Lajçak
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka takuar në Bruksel kryeministrin Edi Rama. Në një shënim në mediat sociale, Lajçak thotë se e ka uruar kreun e qeverisë për fitoren në zgjedhje. Më tej ai shton se është diskutuar mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Mirë, që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.
Më herët Lajçak zhvilloi edhe një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajçak teksa ka zbardhur detaje nga biseda me Kurtin, u shpreh se është i lumtur që takoi kryeministrin kosovar, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Lajçak.
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka mbërritur në Bruksel, ku në fokus do të jetë vizita për çështja e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo vizitë e Ramës vjen pasi do të mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune, të thirrur nga Borrell. Në takim kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.8%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Kosovë/ KQZ urdhërohte të çertifikojë Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
25 Dhjetor, 17:03
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53