Vdekja e Julia Ituma, volejbollistes 18-vjeçare italiane të Igor Gorgonzola, e cila vdiq duke u rrëzuar nga një hotel në Stamboll është e mbuluar me mister. Volejbollistja po qëndronte në një hotel në lagjen rezidenciale të Uskudar në anën aziatike të Stambollit pas një ndeshjeje të Champions League kundër skuadrës turke Eczacibasi.
Autoritetet turke kanë parë një video nga kamerat brenda hotelit. Në videon e publikuar nga faqja Hurryet, atletja e re shihet duke dalë nga dhoma e saj për të folur në telefon. Pastaj e mbyll bisedën, ecën ngadalë në korridor, kthehet, ulet në dysheme dhe qëndron për një kohë të gjatë me shpinën mbështetur në murin e dhomës, me kokën në gjunjë dhe dukshëm duke qarë.
Mesazhi i fundit që ajo ka dërguar për skuadrën në grup nga dyshime, teksa në tekst shkruhej "mirupafshim". Tanimë pista më e mundshme është ajo e një vetëvrasjeje.
Hetuesit turq panë edhe pamjet e kamerave që tregonin fasadën e hotelit ku qëndronte Julia dhe konfirmuan se vajza ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit, duke u përplasur me tendat e jashtme.