Mish viçi me limon dhe kos

Përbërësit:

  • 700 gr mish viçi
  • 1 lugë gjelle miell (ose niseshte)
  • 200 ml kos i trashë
  • 1 vezë e plotë + 1 e verdhë veze
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 50–70 ml lëng pule
  • Kripë, piper i zi i freskët
  • Kopër ose majdanoz

Përgatitja:

Pastroni mishin, thajeni me letër kuzhine dhe spërkateni lehtë me kripë dhe piper më pas kalojeni shpejt në miell. Në një tigan të gjerë, ngrohni vajin e ullirit dhe gjalpin. Kaurdisni mishin derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe lëreni në zjerje. Hiqeni përkohësisht mënjanë. Në të njëjtin tigan, shtoni hudhrën dhe skuqeni vetëm disa sekonda. Në një tas përzieni mirë kosin, vezët, lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. Ulni zjarrin në minimum dhe shtoni ngadalë përzierjen e kosit në tigan, duke e trazuar vazhdimisht që të mos pritet. Shtoni mishin përsëri në tigan dhe lëreni të gatuhet 5–7 minuta derisa salca të trashet dhe të bëhet kremoze. Rregulloni kripën, piperin dhe shtoni kopër ose majdanoz të freskët. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë 2 minuta para servirjes.