Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është shprehur se misioni i PE-së në Tiranë dha një mesazh të qartë, për një opozitë pa Sali Berishën në krye.
Komentet Koçi i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, ku tha se kjo ishte një shpallje non grata defacto për Berishën.
Sipas Koçit, BE kërkon një gjeneratë tjetër në krye të Partisë Demokratike dhe largimin e Berishës nga drejtimi i kësaj force politike.
“Kishte mesazh edhe për mazhorancën edhe për opozitën. Atë për mazhorancën e trajtuam më parë që lidhej drejtpërdrejt me drejtësinë. Takuan Ramën, por nuk takuan Berishën. Sepse ata janë parlamentarë dhe mund të mos e takonin kryeministrin. E dyta, thanë duam një opozitë pa Sali Berishën. Pra na mjaftoi që takuam Gaz Bardhin e Tabakun. Në njëfarë mënyre nuk ishte non grata de jure, por de facto. Pra duam një opozitë pa Sali Berishën. Pra duam një gjeneratë tjetër në krye të opozitës. Thanë po ashtu që opozita të jetë më bashkëpunuese. Pra shohin që opozita është hipokrite në atë qasje që ka për bashkëpunim”, tha mes të tjerash Petro Koçi.
Lajmi kryesor:
Vizita e McAllister në Tiranë, Alibeaj: E vuri Ramën para dy zgjedhjeve, mes Ballukut ose Brukselit! Petro Koçi: Misioni i PE dha mesazh për një opozitë pa Berishën në krye










