Misteri/ 11 muaj hetime për Gjin Gjonin, vetingu ende pa vendim

TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vijon prej 11 muajsh verifikimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, duke mos dalë në një konkluzion përfundimtar për fatin e një prej gjyqtarëve më të përfolur për pasuri të dyshimta dhe influencë në gjyqësor. Në 11 nëntor të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi përzgjedhjen me short dhe nisjen e procesit të rivlerësimit për 36 prokurorë dhe gjyqtarë, mes të cilëve edhe Gjin Gjoni, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 11 muaj nuk kanë mjaftuar që stafi i KPK-së të përfundojë hetimin administrativ për Gjin Gjonin dhe për të caktuar seancën, për ta njohur me rezultat e hetimit. Burime zyrtare nga KPK thanë se për subjektet e kësaj liste vijon ende hetimi administrativ. “...aktualisht janë në fazën e  hetimit administrativ. Sapo Komisioni të përfundojë kontrollin e tyre, do t’i ftojë këto subjekte  për t’u dëgjuar në seancë publike, datat e të cilave do të njoftohen në kalendarin e posaçëm në faqen zyrtare të KPK-së”.

Në 11 tetor të 2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pak para se të shkrihej për t’u zëvendësuar me Këshilli e Lartë Gjyqësor, vendosi të miratojë një leje dyvjeçare prindërore për anëtarin e këtij Këshilli, Gjin Gjonin, njëherësh gjyqtar i Apelit në Tiranë dhe anëtarë i Kolegjit Zgjedhor, me kërkesë të vetë gjyqtarit. Vendimi u cilësuar si i paligjshëm nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Nga ana tjetër, KLD i konsideroi komentet e ministres të pasakta dhe vendimin brenda kornizave ligjore. Ndërsa vetë Gjin Gjoni tha se ishte i gatshëm të përballej me Vetingun. Megjithatë, ky vendim u perceptua nga opinioni publik si një lëvizje e gjyqtarit për t’i shpëtuar përkohësisht Vetingut. Disa ditë më vonë, zëvendës/Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Daniel Koski, tha se “Jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë Vetingun”. Dy javë më vonë, në një listë të përzgjedhur me short për t’iu nënshtruar Vetingut ishte edhe Gjin Gjoni, bashkëshortja e të cili Elona Çaushi, ka pushtuar ambientet Duty Fre në Aeroportin e Rinasit, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, jashtë vullnetit kompanisë koncesionare TIA, pasi ka humbur tenderin për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i ka mbaruar në 27 gusht 2019. Edhe pse tenderin e ka fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), dyqanet pa taksa vijojnë të menaxhohen nga kompania e gruas së Gjin Gjonit, falë dy vendimeve tejet të dyshimta të dy gjyqtarëve.

Dosja e pasurisë

Gjin Gjoni bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë, falsifikim kontratash, fshehje pasurie etj. Sipas ILDKP, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, së bashku me bashkëshorten e tij, Elona Çaushi, kanë blerë dyqan 150 mijë euro, apartament 53 200 000 lekë, një vilë me vlerë 700 mijë euro etj., në periudhën 2010-2012, me burim jo të ligjshëm. Dosja e ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë së Gjin Gjonit mban datën 23.02.2014, ndërsa është referuar tek Adriatik Llalla, asokohe kryeprokuror. Sipas ILDKP, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi e kanë blerë rezidencën në vitin 2012. Po gjatë këtij viti, ata deklarojnë blerjen e një dyqani me vlerë 150 mijë euro, 67 180 euro llogari në Strasburg si dhe 30 000 000 lekë tërheqje dividenti nga shoqëria ‘ADFD’. Gjin Gjini dhe Elona Çaushi nuk u ndëshkuan.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vijon prej 11 muajsh verifikimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, duke mos dalë në një konkluzion përfundimtar.

Gjin Gjoni bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë, falsifikim kontratash, fshehje pasurie etj.

18 konstatimet e ILDKPKI për pasurinë e Gjin Gjonit

1- Falsifikim i kontratës Nr. 384 rep., Nr. 139 kol, të dt. 20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k, të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

2- Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumenteve të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

3- Falsifikim i kontratave të huasë të dt. 17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt. 22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

4- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

5- Falsifikim të deklaratave No. 2604 Reg. dhe No. 2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Werner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.

6- Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Werner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.

7- Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr. 1416 Rep, Nr.167 Kol, dt. 24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.

8- Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.

9- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.10- Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.

11- Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.

12- Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.

13- Falsifikim dokumentesh dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt. 0.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt. 23.04.2010, pra tre ditë më vonë.

14- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.

15- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarrjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.

16- Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.

17- Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.

18- Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buja: 09/05/2020 17:47

    Xhelozi e madhe per leket e te tjereve. !!! Ai me korrupsion i mori ,.brenda normativave te sistemit gjykues Shqiptar. Pse po ankoheni per te. Jane me qindra si ai. Ndaj te keqen vellai lereni rehat ti gezoje ato leke se me zi i ka vjedhur!

    Përgjigju
  • Ana: 20/10/2019 15:53

    Jane konstatuar te gjitha keto shkelje dhe ky eshte akoma jasht???? Waaaaauuuu

    Përgjigju
  • Petro: 20/10/2019 15:00

    Shikoni o njerez hallet tuaja. Propoganda dhe tymnaja qeveritare po ju merr jeten dhe gjithça . Shikoni Sheiket qeveritar, me vila, dashnore dhe nga 2-3 gra. Po shkaterojne gjithça dhe kerkojne te fshihen mbas Gjinit dhe Gjykatave. O mortja.

    Përgjigju
  • Drejtësia spo vjen: 20/10/2019 11:53

    Shikoni cfar fytyrash!???njëri më i ndyr se tjetri ,,,kopili i metës qesh mbas kurrizit,,,o zot cfar gjynahesh të ka bër ky popull!!!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/10/2019 11:39

    Gjin Gjon Lesh Ndue Pal Berisha!!!!

    Përgjigju
  • Maja: 20/10/2019 11:10

    Po kur do ta kuptoni qe shteti nuk ka te bej me kete pune. Kjo lidhet me DREJTESINE dhe qe eshte e pavarur nga Qeveria. Ju e pate Kryeministri dhe zv Kryeministri folen per nje prokurore te korruptuar ne Durres dhe KLP ju tha qe denoncojeni, jo po vendim politik etj etj. Sa duket vettingu nuk qenka i paster dhe per ata qe i ka miq nuk shkon perpara.

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 20/10/2019 10:55

    Me kaq falsifikime e fshehje sa ka bere ky meriton direkt burgun cfare vetingu flisni. Kush ja mbron sumen ketij surrati te shpifur?

    Përgjigju
  • redi: 20/10/2019 08:44

    Sic po vendoset se fundi,a eshte ky vetingu i shume pritur ?

    Përgjigju
  • Vlonjati: 20/10/2019 08:19

    Plere shtet nuk denon dot Gjin Gjonajt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë