Nga vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Uljan Shpatarakut, të akuzuar se ndihmoi në arrati Ergys Agasin, dalin të dhëna të forta në lidhje me operacionin ditën e arrestimit.
Pas ndjekjes që i kishte bërë nga Durrësi në Elbasan makinës së Ergys Agasit, policia kishte konstatuar se në orën 13:35 automjeti futet kthehet në rrugicën djathtas në afërsi të tregut agroushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës, në kërkim si kreu i një organizate kriminale.
Interesant është fakti se në raportin që është bërë gjithë ndjekjes thuhet se “pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK,nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit”.
Pra në momentin kur mjeti është kthyer te rrugica e tregut agroushqimor ndjekja me dron nuk ka vazhduar më dhe policia është vendosur 3 kilometra më tutje, te Rrethrrotullimi i Bradasheshi.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ 11 orët e fundit në liri të Ergys Agasit minutë pas minute, nga vilat e ‘Visit të Pojës’, vizita 5 orëshe pranë Tregut Agroushqimor të Suel Çelës në Elbasan, deri te arrestimi! Policia e ndoqi me dron








