Në protestën e PD-së në mbrëmjen e 8 majit, mediat i referohen policisë së janë kapur tre të rinj italianë, që ishin aktivë në hedhjen e molotovëve.
Të dhënat mbi identitetin italianëve janë të pakta, megjithatë kanë nisur të jepen hipotezat e “zakonshme” nëpër emisionet e ndryshme televizive mbi këtë rast, që mund të përbëjë apo jo një fenomen.
Megjithatë, ka një indicje, madje disa që kryqëzon një realcion të çuditshëm të establishmentit të Sali Berishës me segment politikë italianë.
Prej disa vitesh tashmë, është vënë re një fenomen i çuditshëm, mediat italiane që janë përgjithësisht pranë së majtës, apo të lidhura me segmente politike të së majtës, e kanë bërë stacion permanent selinë e PD-së dhe zyrën e Sali Berishës.
I cili intervistohet sa herë ka shkrime, reportazhe apo dokumentarë të këtyre mediave. Nello Trocchia, gazetari italian që shkroi librin e “famshëm” për takimin e Aruba-s, ku sipas tij mblidhet kupola e madias shqiptaret, përpara se ta hidhte në botim, erdhi në Shqipëri, ku të vetmin person të rëndësishëm që takoi ishte Sali Berisha.
Është një fenomen i çuditshëm, se mediat e majta, që kryesisht janë të lidhur me radikalët populistë të “Movimento 5 Stelle” të Giusepe Conte-s, kanë një marrëdhënie të rregullt me Sali Berishën.
Ndërkohë mediat pranë qendrës së djathtë, përkatësisht pranë koalicionit qeveritar të Giorgia Melonit, si Il Giornale, Libero, apo edhe televizionet që i përkasin këtij harku politik, intervistojnë rregullisht Edi Ramën.
Ka prej dy vjetësh që Shqipëria u kthye në kalë beteje në politikën italiane, si pasojë e pilemikave dhe përplasjes mbi kampin e Gjadrit, që u ngrit pas një marrëveshje ndërmjet qeverive të Tiranës dhe Romës.
Ky relacion ndërmjet mjediseve të së majtëve radikalë në Itali dhe PD-së, është vënë re edhe në aktivizmin online të këtij mjedisi që është mjaft aktiv në rrete sociale.
Ndërkaq, edhe shqiptar që jetojnë në Itali, kryesisht në moshë të re, të cilët janë aktivistë të të majtëve radikalë italianë, janë vënë re në mjedisin shqiptar me komentet e tyre.
Sipas të gjitha gjasave, filli bashkues më shumë se një simpati për opozitën e Berishës, duket një inat me Edi Ramën që ka lidhur relacion me Giorgia Melonin.
E majta në Itali, është mjaft e pasur me element, qëndrime dhe ideologji radikale. Madje kohët e fundit, këto qëndrime, kryesisht kundër Izraelit, apo për çështe idologjike si “të drejtat themelore” po kthehem në kalin kryesor të betejës. Duke u kthyer në një kalë beteja në liftën për lidershipin e opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare që mbahen në mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, e majta italiane ka një traditë të gjatë, madje që e pasuron në vazhdim me aktivizmin e dhunshëm e anarkik. Rasti më i fundit i bujshëm ishte ai i manifestimeve me rastin e 25 Prillit Ditës së Çlirimit nga Fashizmi, ku aktivistët e të majtës radikale dëbuan nga kortetë e tubimeve italianët me origjinë hebreje që i përkasin të majtës. Emanuele Fiano, ish-parlamentar i Partisë Demokratike, partia më e madhe e së majtës italiane, i biri i një të mbijetuari të holokaustit, u dëbua nga tubimi në Milano, sepse mbante stemën e brigatës antifashiste hebraike që ka qenë pjesë e rezistencës në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkaq, elementët, apo grupet radikale të kësaj të majte janë të njohur edhe jashtë Italisë.
Ilaria Salis, një europarlamentare e Aleancëss ë Majtë, pjesë e grupeve radikale, u arrestuar në 2023 në Budapest, pasi ishte pjesë e grupeve që u përplasën gjatë një manifestimi kundër të djathtës ekstreme.
Salis u dënua nga një gjykatë hungareze dhe rasti i saj u bë mollë sherri me qeverinë hungareze të Victor Orbanit në atë kohë.
Ndërkohë, aktet e dhunshme në manifestimeve në qytetet italiane janë të zakonshme nga repartet radikale të majta. Siç janë gjithashtu, edhe nga mjaft grupe të djathta, të cilat gjithashtu janë të ashpra, të dhunshme, e në disa raste edhe vdekjeprurëse.
Por Italia është një vend i madh, ku grupet apo ideologjitë radikale, edhe pse herë pas here janë prezente më shumë, apo kanë pasur relevancë, ata s’janë bërë shumicë. Kjo sepse ekziston një shoëqëri e pjekur dhe civike e moderuar, si dhe ka institucione të forta e një shtet të konsoliduar. Në Itali, gjithmonë ka dominuar ai grup që ka arritur të kapë qendrën e moderuar të vendit.
Komente











