Misteri i Vetëvendosjes më 25 prill dhe precedenti i dështuar për të rrëzuar Ali Ahmetin

Misteri i Vetëvendosjes më 25 prill dhe precedenti i dështuar për të rrëzuar Ali Ahmetin

Albin Kurti

Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit ka hapur një shteg të ri politik në panoramën e betejës elektorale. Përveç tre grupeve kryesore: PS, PD e LSI, si dhe partive të reja të opozitës të Patozit, Topallit, Murrizit e Hajdarit, në lojë ka hyrë një element i ri.

I cili më shumë është prezent me misterin e mos prezencën sesa me  praninë e saj. Vetëvendosja shpalli se do të garojë me deputetë në Tiranë dhe Lezhë, që duket më shumë një eksperiment, por që i tillë nuk është tamam.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se partia e tij mund të garojë së bashku me listat e Vetëvendosjes. E kjo duket si një lëvizje e re në konstelacionin politik të 25 prillit, por  edhe pas saj. Në një grumbull lëvizjesh marramendëse që pritet të ndërmerren nga sot deri në zgjedhje, çdo manovër shërben si pjesë e betejës ‘hidh e prit’ nga palët.

Dhe pikërisht një nga lëvizjet që pritet të krijojnë efekt janë natyrisht jehona që pritet të japin në Shqipëri zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Zgjedhje që sipas gjasave do të kenë fitues Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

E pikërisht ky efekt i jehonës së 14 shkurtit të Kosovës, duket se kërkon të përdoret nga opozita shqiptare për të arritur synimin e saj; ndalimin e fitores së Edi Ramës. Mirëpo kjo lëvizje do të sjellë një lineim të hapur të Vetëvendosjes në zgjedhjet shqiptare. Kurti, si një gjeneratë e re, mund të sjellë një efekt për të bërë edhe në Shqipëri një efekt të tillë pak a shumë.

Por realisht, një lineim (rreshtim) i Kurtit me pjesë jo të reja, madje të vjetër të gjeneratës politike si LSI-ja, PD-ja apo edhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, mund të prodhojnë një efekt të ndryshëm.

Gjithsesi, Vetëvendosje ka vendosur të jetë e kujdesshme, në fillim të hyjë nga pak në territorin krejt të ndryshëm të politikës shqiptare, e në këtë rast ka zgjedhur të mos ekspozohet shumë. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë nuk flasin për planet e tyre, aleatët financuesit, por duket se ka një tangenciale të qartë me opozitën e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Kjo natyrisht mund të sjellë më tension e përplasje faktorësh, por natyrisht edhe viktimizim që prodhohet nga kjo përplasje. Ku natyrisht Vetëvendosje nuk do mund të hyjë më si një gjeneratë e re, por si një segment që thjeshtë ka zgjedhur një palë si aleat’ opozitën e Metës e Idrizit…A do të prodhonte një efekt të ngjashëm sikur të mos kishte zgjedhur një aleat të tillë?

Në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti e provoi që të dalë hapur pro një palë, për Aleancën e Zijadin Selës, madje e tha edhe publikisht. Por shqiptarët e atyre trevave nuk ja dëgjuan fjalën dhe votuan sërish për Ali Ahmetin.

E kjo mund të sillte një tjetër dëm jo thjesht për Vetëvendosjen, por për shpresat për një mundësi që të hyjë në konstelacion një gjeneratë e re politike…/ Gazeta"Shqip"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit