Detaje të reja dalin për vrasjen e 22-vjecarit shqiptar në Milano nga një pensionist italian i cili pretendonte se Gjergji Gjoni i ishte futur në banesë për ta vjedhur. Shqiptarët që jetojnë atje thonë se Gjergji njihej me italianin, madje kishte qenë i punësuar prej tij dhe kishte shkuar t'i kërkonte lekët. Prokuroria përgënjeshtron pensionistin: Vrasja ndodhi në shkallët e jashtme, e tërhoqi zvarrë deri në kuzhinë.
...
Asgjë nuk është e qartë sa i përket vrasjes së shqiptarit 22-vjeçar Gjergji Gjoni disa ditë më parë në Milano. Hetimet e autoriteteve italiane vazhdojnë e ndërsa trupi i të riut shqiptar vijon të jetë ende në morg. Italiani pensionist Francesco Sicignano është arrestuar pasi qëlloi me një plumb në zemër shqiptarin. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për vrasje, megjithëse ai thotë se e ka kryer vrasjen e kushtet e vetëmbrojtjes pasi shqiptari sipas tij kishte hyrë për t’i vjedhur në banesë.
E dashura e 22-vjeçarit ka treguar për Tgcom se vrasja është e qëllimshme dhe se Gjoni nuk ka qenë duke vjedhur. Mirela ka qënë personi që ka arritur të identifikojë trupin e Gjergj Gjonit në morgun e spitalit ndërkohë që ajo rrëfen dhimbjen në një intervistë për mediat italiane. “Por për çfarë vetëmbrojtje flasin ata, Gjergjin e vranë”, thotë ajo. “Tani ai nuk kthehet më, kush do të ma kthejë?”, pyet ajo me dëshpërim e lot në sy.

Gjergji me te fejuaren e tij Mirelen
Po ashtu shqiptarë të tjerë me banim në të njëjtën zonë ku ka ndodhur vrasja thonë se ka dyshime se djali ka pasur një marrëdhënie pune me personin që e qëlloi për vdekje.
Sipas tyre i riu shqiptar ka kërkuar lekët, pasi 65-vjeçari Francesco Sicingano kishte refuzuar ta paguante shqiptarin, duke e ditur se ai ishte pa dokumentacionin e duhur për të punuar në Itali.
Prokurori i çështjes thotë se ekzekutimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës (në shkallë) dhe jo në brenda shtëpisë (në kuzhinë) ku pretendon pensionisti Italian. Sipas prokurorit autori pasi e ka vrarë shqiptarin, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka futur brenda ambienteve të shtëpisë.
Sipas medieve italiane trajektorja që ka përshkruar plumbi në trupin e djalit është e tillë që hedh poshtë pretendimin e përballjes me të në të njëjtin nivel. Djali ka qenë në shkallët e jashtme të banesës, ndërsa autori i krimit pretendon se ka qenë në kuzhinë dhe madje kishte marrë edhe një karrige dhe po bëhej gati të ngjitej sipër saj.

Kjo vrasje ka sjellë debate edhe në rrafshin politik. Kryeministri Matteo Renzi ka deklaruar se nuk mund të bëhet hero një person që ka vrarë, pa u dhënë ende një vendim nga gjykata, “pasi ai ka vrarë”. Nga ana tjetër lideri i Lega Nord Matteo Salvini ka thënë se pensionisti duhet nderuar dhe jo të hetohet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com