Misteri i vrimës në fshatin Xibrakë
të Elbasanit, thesar apo UFO?

Misteri i vrimës në fshatin Xibrakë<br />të Elbasanit, thesar apo UFO?
Një vrimë e mistershme është konstatuar këto ditë nga banorët e fshatit Xibrakë. Diametri i saj nuk i kalon 10 cm, por thellësia është e konsiderueshme.
 
Vrima ndodhet në një vend të mbuluar me asfalt poshtë të cilit konstatohen gurë, sipas infoelbasanit. Nuk kanë munguar hamendësimet dhe spekulimet.

Disa mendonin që është hapur për të gjurmuar ndonjë thesar, të tjerë thonë nuk është gjë tjetër veçse vrimë për ujë, ndërsa ata më me fantazi shprehen se mund të jetë hapur edhe nga UFO-t.
 
Por pas interesimit, Report Tv mësoi se kjo vrimë është bërë nga inxhinierët që janë marrë me ndërtimin e rrugës, të cilët kanë marrë monstër në terren për për të analizuar edhe shkaqet se pse është prishur kjo pjesë rruge në aksin Elbasan-Librazhd.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!