Mitingjet e Bashës, Rama: Në 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për Infektimin

Mitingjet e Bashës, Rama: Në 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për Infektimin

Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe takimi i kryedemokrati Lulzim Basha në Durrës

TIRANË- Mes dy fotove ku vihet re ndryshimi rrënjësor, kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha për mënyrën se si ka zgjedhur që të bëjë fushatën elektorale, në kohë pandemia, duke grumbulluar qindra qytetarëve. Për Ramën, e gjitha kjo është një tregues shumë i qartë se në 25 prill do të votohet mes vaksinimit dhe infektimit.

"Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe", shkruan Rama.

Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama kritikon takimet elektorale të PD-së duke thënë se ka vënë interesat e partisë përpara shëndetit të qytetarëve, e ndërsa shprehet se vetë nuk do e bëjë një gjë të tillë, edhe pse "mbështetësi i kanë kërkuar që PS-ja të tregojë forcën".  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura