Mitrovicë, serbët festojnë
fitoren e Putin në Moskë

Mitrovicë, serbët festojnë<br />fitoren e Putin në Moskë
MITROVICE-  Rreth 100 serbë në veri të Mitrovicës festuan mbrëmë fitoren e Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan dje në Rusi.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se serbët të hipur nëpër makinat e tyre kanë parakaluar nëpër rrugët kryesore të veriut të qytetit, duke valëvitur flamujt rusë, serbë, por dhe flamujt e Partisë Demokratike serbe.

 Më pas janë ndalur tek sheshi “Shumadija”, në qendër të qytetit, duke brohoritur ”Serbia, Rusia, Putin, etj. Kosova press raporton se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërkohë që nuk kanë munguar as këngët nacionaliste dhe sharjet kundrejt shqiptarëve. Festimet kanë zgjatur deri në mëngjes, por nuk raportohet të ketë pasur incidente.

Putin është shpallur qytetar nderi i komunës së Zubin Potokut dhe Zveçanit, në shenjë respekti për përkrahjen e shtetit rus ndaj serbëve në veri të Kosovës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën