Mitrovica veriore, parapraket:
Goran Rakiç fitues i zgjedhjeve

Mitrovica veriore, parapraket:<br />Goran Rakiç fitues i zgjedhjeve
MITROVICË-Kandidati i listës së Serbisë, Goran Rakiç, është fitues i zgjedhejve të përsëritura 4 herë brenda 4 muajsh në komunën e Veriut të Mitrovicës me 2 mijë vota nga 5 mijë qytetarë që votuan.

Kjo sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cituara nga mediat kosovare, Oliver Ivanovic, nga nisma qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, me 1 mijë vota  i cili pas arrestimit nga EULEX votoi nga qelia e paraburgimit, renditet i dyti ndërsa kandidatët shqiptarë Florent Azemi dhe Musa Miftari renditet përkatësisht i treti dhe i katërti sipas votave të marra.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi se deri në mbyllje të vendvotimeve votuan gati 6 mijë votues, apo 20.72 për qind e zgjedhësve të regjistruar.
 
Shtatë qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, ku qytetarët kanë votuar në zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, janë mbyllur në ora 19:00. 

Procesi i votimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Mitrovicën e veriut ka kaluar i qetë dhe pa incidente.

Gjatë ditës, nëpër rrugë dhe në afërsi të vendvotimeve është vërejtur prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

 ORA 20.00: NË VOTIME KANË DALË 5 MIJË NGA 28 MIJË VOTUES
Në një konferencë për meidat Komisioni Qendror Zgjedhor  rreth orës 20:00 është ka shpallur mbylljen e votimeve në 7 qendrat dhe ka dhënë detaje për numrin e votuesve.

KQZ-ja ka treguar se në zgjedhje kanë dalë 5 mijë e 890, nga më shumë se 28 mijë qytetarë që kanë pasur të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se procesi i numërimit ka filluar por nuk ka dhënë një kohë se kur mund të përfundojë. 
 
ORA 15.30: ZGJEDHJET NË VERI TË MITROVICËS, PROCESI I QETË, NUMRI I VOTUESVE MË I LARTË SE NË NËNTOR

Qytetarët e Mitrovicë së Veriut vijojnë votimin për të katërtën herë brenda më pak se katër muaj, për të zgjedhur kryetarin e komunës. 

Deri në orën 15:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në votime kanë marrë pjesë 14.39 për qind prej 28 mijë e 429 votuesve me të drejtë vote, numër dukshëm më i madh se zgjedhjet e para.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka raportuar për   i “Radio Evropa e Lirë” se deri në orën 15 nuk është shënuar ndonjë parregullsi apo problem tjëtër në procesin zgjedhor.

ORA 13.00: KANË VOTUAR MBI 1 MIJË VOTUES OSE 5.4 PËR QIND
Komisioni Qendrorë Zgjedhor në një konferencë për mediet ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në Mitrovicën Veriore po zhvillohen pa probleme.

Deri në orën mesditë, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 1 mijë e 34 votues ose 5.4 për qind nga 28 mijë e 429 persona me të drejtë vote.
 
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se krahasuar me zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar, kjo përqindje e numrit të votuesve është dukshëm më e lartë nga 2.9 për qind sa ishte në muajin nëntor.
 
ORA 08.30: SOT MITROVICA NË ZGJEDHJE KOMUNALE
Në veriun e Mitrovicës 28 mijë e 429 votues janë thirur për të votuar për kryetarin e komunës.

Procesi i votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut, po vazhdon normalisht, dhe  deri në orën 11:00 kanë votuar 1 534 votues ose 5.4 për qind, thotë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se ka votuar edhe kandidati nga Nisma Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç, i cili aktualisht gjendet në paraburgim.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 shkurtit për kryetar të Mitrovicës së Veriut garojnë katër kandidatë. Florent Azemi është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, Musa Miftari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Oliver Ivanovic nga Nisma qytetare Serbe dhe Goran Radic nga Lista Serbe, transmeton KP.

Zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës e Veriut po mbahen për të katërtën herë brenda gjashtë muajve, për shkak se kryetari i zgjedhur në vitin që shkoi Krstimir Pantic, nuk pati pranuar të betohej nën rregullat dhe Ligjet e Republikës së Kosovës

Në këto zgjedhje po votohet në 7 qendra të ndara në 33 vendvotime. 

Edhe në orët e para pas hapjes së qendrave të votimit pjesëmarrja ka qenë e vogël, ndërsa vërehet prani e madhe e strukturave të sigurisë, përkatësisht policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it përreth qendrave të votimit.

Rreth 100 komisionar dhe vëzhgues shqiptarë të cilët ishin paraparë të shkonin në këto qendra me përcjellje të policisë, shkuan atje vetë në këmbë ose në makinë. 

Në Mitrovicën veriore gjendet dhe një prani e madhe e strukturave të sigurisë, nga policia e Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

NË VERI TË MITROVICË, VOTOHET ME DOKUMENTE SERBE PËR KOMUNËN E KOSOVËS
Rreth 7 mijë votues të Mitrovicës Veriore kanë pasur mundësinë të votojnë për kreun e komunës me dokumente të Republikës së Serbisë

Kjo, pasi ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin mbi zgjedhjet dhe Ligjin mbi shtetësinë, përfshinë rreth 7 mijë persona në listën e votuesve të Mitrovicës së veriut, duke ju dhënë të drejtën e votës vetëm mbi bazën e shtetësisë së Serbisë, transmeton “Koha.net”

Sot, këta 7 mijë votues serbë, kanë mundur të votojnë në Mitrovicën e Veriut vetëm përmes dokumenteve të identifikimit të Republikës së Serbisë.

Adnan Rrustemi, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ-së ka thënë për “Koha.net” se përfshirja e këtyre emrave ka qenë një veprim i pastër politik dhe në funksion të rritjes artificiale të numrit të votuesve serbë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, me qëllim të ndryshimit të karakterit demografik në këtë pjesë. 

“Fitorja e serbëve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut po bëhet e mundur vetëm duke i shtuar këta emra në listën e votuesve, si dhe duke larguar shqiptarët që i kanë pronat e tyre në Veri të Mitrovicës, por që janë detyruar të shpërngulen në pjesën jugore”, ka thënë Rrustemi.

PSE PO ZHVILLOHEN ZGJEDHJET SOT 
Zgjedhjet lokale të Kosovës, të parat në gjithë territorin – në 38 komunat, përfshirë veriun, janë mbajtur në 3 nëntor dhe kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme.

Votimet në Mitrovican Veriore zhvillohen përsëri sot pasi fituesi, i komunitetit serb, refuzoi të japë betimin duke mos pranuar ligjet e Kosovës, ndersa betimin e dhanë të gjithë të zgjedhurit tjerë në komuna në gjithë territorin e vendit.

Para votimeve të sotme, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar se aspektet e sigurisë për zgjedhjet komunale në pjesën veriore të Mitrovicës janë planifikuar me kujdes dhe janë bashkërenduar.

Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipasPropozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Redaksia online 
(ak/sg/esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS