Kuvendi miratoi sot projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve, me 77 vota pro, 12 vota kundër dhe 9 vota abstenim.
Ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë.
Nga ky projekt ligj do te fitojne:
13300 minatorë
7600 naftëtarë
2500 metalurgë
Teksa kuvendi zhvillonte seancës dhjetëra minatorë me parulla në dorë kanë dalë në protestë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë teksa zhvillohej seancë plenare.
Minatorët kanë deklaruar se po protestojnë në lidhje me 'statusin e minatorit" për të cilin thonë se vetëm po mashtrohen dhe se pesnionet e tyre janë shumë të ulëta. Ata kanë kërkuar që 'statusi i minatorit' të miratohet i gjithë dhe jo i ndarë vetëm në disa pika.
"Të dalin të na thonë nëse janë burra, të dalin te na thonë edhe nëse nuk na e japin. Nuk e meritojmë kemi punuar 160 metra poshtë. Ktë kërkojmë ne. Ne nuk kërkojmë pushime në Hawai", ka thënë një nga protestuesit. Në këtë protestë ka patur edhe momente tensioni ku disa prej minatorëve janë shtyrë me policinë.
I pranishëm ka ishte edhe Kujtim Gjuzi i Partisë Konservatore. Ai u ka premtuar minatorëve se do t'i marrin lekët që u takojnë, Me gjuhë popullore, Gjuzi u tha se jep besën që ato para do t'i marrin të gjitha sa u takon dhe se " Nuk ka për të pas zog none, kryeministër që të hyjë në parlament dhe mos t'ju japë të drejtat minatorëve".
VIDEO Deputeti Kujtim Gjuzi me minatorët
'Ne së bashku me ju, me një grup ekspertësh do kërkojmë jo vetëm lekët që ju takojnë, por plus fitimin që ju kanë munguar, se unë jam ekonomist. Do t'jua paguajmë kokërr më kokërr, lekë më lekë. Nuk ka për të pas zog none, kryeministër që të hyjë në parlament dhe mos t'ju japë ju të drejtat. Me hyrjen e njerëzve të rinj kë parlament, ka ardhur erë e re! Do ta bindim kryeministrin që t'i gjejë paret ku të dojë, t'ua japi lekët juve. Sa orë të jem në parlament do t'i merrni të gjitha ato që meritoni, me burrni", u shpreh Gjuzi.
Protesta e minatorëve në Tiranë
Minatorët kanë dalë në protestë edhe në qytetin e Korçës, Devollit, Pogradeci dhe Ersekës. Syrja Ruçi, kreu i sindikatës së minatorëve të Korçës u shpreh se ata po protestojnë për të drejtat e tyre.
"Nuk po na e vene veshin. Po na genjejne per statusin. Kerkojme djersen tone. Pension 35 mije lek te reja. Vitin e fundit mbi 20 minatore nga Korca kane humbur jeten nga semundjet profesionale. Nuk na rimbursohen ilacet. Nuk duam therrime,duam statusin. Do pershkallezojme protestat deri ne greve urie" është shprehur Ruçi.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Komisioni i Ekonomisë ku u miratua edhe projekt-ligji për personat me profesion të veçantë si të, minatorit, metalurgut dhe naftëtarëve. Projekt-ligji synon të mbulojë përfitime përpara mbushjes së moshës së daljes në pension dhe përfitime shtesë mbi ato që janë në ligjin aktual për kategoritë tre profesioneve të veçanta. Synimi i dytë i këtij projekt-ligji është parashikimi i një shtesë mbi pensionet e profesioneve të lartë përmendura. Dhe së fundmi projkt-ligji i miratuar koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë.
Minatoret duhet te jene te mirepaguar kane pune te veshtire dhe cdo dite rezikon jeta e tyre.Ato leke qe nuk jep me per PD&LSIjepua minatoreve.
Përgjigju