Mjaft më edhe burra, edhe gënjeshtarë

Mjaft më edhe burra, edhe gënjeshtarë

Disa janë mërzitur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paditur për shpifje kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn. U mësuam në gjithë këto vite post diktaturë me disa burra të çuditshëm shqiptarë në jetën tonë publike, politike: Edhe burra, edhe gënjeshtarë. Janë dy gjëra që nuk kanë qëndruar kurrë bashkë në historinë e personaliteteve të Shqipërisë. Nuk ishte dëgjuar kurrë më parë që dikush të ngjiste shkallët e respektit dhe të preferencave duke qenë edhe burrë, edhe gënjeshtar. Por kohët e fundit shumë u mësuan me këtë. Aq shumë, saqë të jesh sot edhe burrë, edhe gënjeshtar, është mëse normale. Të meritosh, madje, edhe mbrojtje në opinion nëse dikush kërkon të verifikojë gënjeshtrat që lëshon.

Dikush punoi aq tinëzisht për këtë, saqë përziu me një lugë djallëzie drejtësinë, mediat, shtetin, në mënyrë që asnjëherë të mos merrej vesh se kush në këtë vend është “burrë”, e kush në këtë vend është “gënjeshtar”. Punoi aq fort sa njerëzit dukeshin e duken të gjithë njësoj, e askush të mos shihte më mirë e më qartë për të kuptuar gjërat se si në të vërtetë janë.

Ka disa kohë, që me ndihmën dhe me vullnetin sidomos të SHBA dhe Bashkimit Europian, po bëhen përpjekje për të vendosur rregull në drejtësi, në shtetbërje e në sistemimin e gjërave sipas vërtetësisë, rëndësisë e vlerës që kanë. Eshtë një fillim, por rruga e të parit drejtë e qartë do të jetë e gjatë.

Sot nëpër Tiranë shihen burra-gënjeshtarë të fshehin adresat e shtëpive, të institucioneve ku punojnë, pasi drejtësia u troket në derë për të verifikuar gënjeshtrat që kanë thënë. Kanë thënë pafund gënjeshtra e shpifje në publik për këdo që mendojnë ndryshe prej tyre, por, këta gënjeshtarë, nuk kanë guximin t’i mbrojnë thëniet e tyre para një gjykatësi, para drejtësisë.

Në Tiranë sot shihen burra që fshihen si minj e që u thonë administratorëve të pallateve ku banojnë: Po më kërkuan thuaj se nuk banoj këtu. Janë këta politikanë, gazetarë, profesorë, këta burra-gënjeshtarë që pasi mbipopulluan Shqipërinë, infektuan edhe Kosovën, që ishte disi më ndryshe.

Nëse Ramush Haradinaj ka thënë të vërtetën, askush nuk ka pse të mërzitet se do të shkojë në një gjykatë në Prishtinë. Vetëm në rast se kanë frikë se zbulohen se dalin burra-gënjeshtarë. E këta, për nga gjaku e veprat, nuk janë shqiptarë. Dhe kjo vlen si për burrat, ashtu edhe për gratë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë