Mjaft! padi Parlamentit
për mungesë transparence
Lëvizja Mjaft! ka vendosur të padisë Parlamentin shqiptar për mungesë transparence. Ajo ka ndërmend “t’i drejtohet gjykatës për të garantuar zbatimin e ligjit, lidhur me kërkesat që kjo organizatë i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për informacion zyrtar.
TIRANE – Lëvizja Mjaft! ka vendosur të padisë Parlamentin shqiptar për mungesë transparence. Ajo ka ndërmend “t’i drejtohet gjykatës për të garantuar zbatimin e ligjit, lidhur me kërkesat që kjo organizatë i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për informacion zyrtar. Ky veprim pason mungesën e përgjigjes nga ana e Kuvendit ndaj gjashtë kërkesave për informacion zyrtar që Lëvizja ka depozituar pranë këtij institucioni”, sqarohet në një komunikatë për shtyp. “Kërkesat për informacion vijnë në kuadër të nismës për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore përkundrejt qytetarëve, iniciative kjo e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros”, saktësoi Mjaft!.
Lëvizja Mjaft! deklaron se 5 dhjetor të vitit të kaluar ka dërguar 6 kërkesa zyrtare Kuvendit “me objekt marrje informacioni për buxhetin faktik dhe atë të detajuar të institucionit për vitin 2009 dhe 2010, për auditin e brendshëm si edhe për tenderin publik për mobilimin dhe rikonstruksionin e sallës së seancës plenare. Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare, përtej afatit 40 ditor që përcakton Ligji për të Drejtën e Informimit, u vijua me procedurat e ankimit administrativ. Këto shkresa – shpjegon Mjaft! - i janë dërguar Kuvendit të Shqipërisë më datë 10 shkurt 2012 dhe megjithëse ka kaluar afati 30 ditor për ankimet administrative, ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë”.
Pasi ka zbatuar të gjitha procedurat administrative, Mjaft! ka zgjedhur rrugën gjyqësore, “me besimin në funksionimin e një sistemi shtetëror operativ, i cili garanton respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, si në këtë rast, ku kërkohet respektimi i së drejtës kushtetuese për informimin publik, parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe rregulluar me një ligj të posaçëm. E konsiderojmë të rëndësishëm këtë hap pasi kërkojmë të sensibilizojmë të gjitha institucionet publike mbi lidhjen e pandashme që qëndron mes mirëqeverisjes demokratike dhe informimit publik mbi veprimtaritë institucionale”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48