Mjegulla e dendur në Kosovë dhe Maqedoni ka bërë që të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe atë të Shkupit “Aleksandri i Madh”. Mjegulla e dendur që vazhdon prej ditësh ka bërë që disa prej avionëve të mos ulen në aeroportet e dy kryeqyteteve por të kryejnë ulje në aeroportet më të afërta, në rastin e Maqedonisë uljet janë bërë në aeroportin “Az. Apostol Pavle” të Ohrit.
Ende është e paqartë nëse aeroportet do të mund të kryejnë fluturime pasi parashikuesit e motit paralajmërojnë se mjegulla nuk do të humbasë ndikimin e saj për ditën e sotme. Gjithashtu mediat lokale theksojnë se mjegulla e dendur ka ndikuar edhe në trafikun rrugor ku si pasojë e saj ka pasur edhe aksidente. Shoferëve u është kërkuar të drejtojnë mjetet e tyre me kujdes dhe qytetarëve u është rekomanduar që të mos dalin jashtë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO