Në zonën verilindore të vendit muaji i parë i dimrit, dhjetori po shoqërohet me mjegull të dëndur.
 
Vetëm nga mesdita ajo largohet për t’u rikthyer sërish në orët e mbrëmjes.
 
Mjegulla e dendur ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen normale të automjeteve në akset rrugore dhe kërkohet lëvizja me drita të ndezura.
 
Gjithsesi, situata është nën kontroll, ndërsa janë shtuar patrullat e policisë rrugore në akset kryesore rrugore, veçanërisht në segmentin e autostradës  Morin – Kukës – tunel i Kalimashit.
 
Policia rrugore iu ka bënë thirrje për kujdes drejtuesëve të automjeteve, pasi në kohë me mjegull ulet shikueshmëria dhe si pasoj mundësia për të bërë aksident është e madhe.
 
Pavarësisht mjegullës nuk është shënuar ndonjë  aksident  automobilistik.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)