"20 vjet më parë, ne përfaqësonim për shumë të rinj shqiptarë, vendin ku ata mund të realizonin ëndrrat e tyre’’ ndërsa sot është Shqipëria ajo që përfaqëson të gjithë këtë , për të rinjtë tanë ".

Këtë konsideratë shpreh këshilltari rajonal në Puglia Luigi Manca, zv president i komisionit shëndetësor dhe mjek njëkohësisht, që tregon historinë e vajzës së tij Martina, e detyruar të shkonte të studionte për mjekësi në Vendin e Shqiponjave, pasi tentoi më kot të diplomohej në vendin e saj duke qenë se fakulteti i mjekësisë nuk ia dha këtë mundësi .

“Një histori e jetuar- komenton Manca – nga shumë familje italiane". Këshilltari shpjegon se në Itali , plot dy herë, vitin e kaluar ‘’, vajza e tij mori pjesë në një provim me pyetje fantazmagorike, shumë prej të cilave nuk kishin fare të bënin me mjekësinë.

Këshilltari evidenton kështu se është krenar që ka një vajzë e cila nuk ka hequr kurrë dorë nga ëndrra e saj, por mbi të gjitha që nuk i ka kërkuar ndihmë atij’’ . Manca saktëson se viti i parë i Martinas në Shqipëri do të kushtojë 8 mijë euro, shumë kjo e cila ndoshta të investohej në arkat e universiteteve italiane."

"Si mjek, shtetasi italian, tregon se aspekti shëndetësor ose mjekësia po varfërohet nga rrjedhja e trurit, që po largohen nga vendi dhe nuk dihet nëse do të kthehen. Për këtë arsye ai thotë se shëndetësia duhet të mobilizohet kundër numrit të reduktuar të studentëve.

"Jemi të gjithë dakord me faktin se duhet të spostohet më tej selektimi duke i dhënë mundësi të ecin përpara vetëm atyre që janë në rregull me provimet- konkludon Manca - por më pas, qëllimet e mira përballen ose konfrontohen me mangësinë e burimeve, të strukturave, dhe të docentëve.”

 

Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com