'Mjekë për Shqipërinë', Manastirliu: 190 mjekë të rinj punësohen në qendrat shëndetësore

'Mjekë për Shqipërinë', Manastirliu: 190 mjekë të rinj punësohen në qendrat shëndetësore

Ogerta Manastirliu

Punësohen 190 mjekë familje në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.Gjatë një takimi të zhvilluar me mjekët e rinj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se do të vijojë fuqizimi i burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor publik me meritë dhe transparencë.

“Gjatë këtij viti, gjatë 2022-shit, nëpërmjet sistemeve të ngritura dhe të konsolidara tashmë, siç është portali ‘Mjekë për Shqipërinë’  kemi punësuar 335 mjekë, deri tani. 190 mjekë të përgjithshëm, të cilët jeni ju, tashmë të punësuar në të gjithë qendrat shëndetësore dhe ambulancat tona, për të ofruar shërbim dhe kujdes cilësor, për të gjithë qytetarët shqiptar. Procesi juaj i punësimit në sistemin shëndetësor publik është me të vërtetë një proces transparent. Por tani vazhdon sfida, sfida për t’u rritur dhe për të fuqizuar kapacitetet tuaja, sfida pë trajnimin dhe edukimin në vazhdim, sfida për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve në shumë aspekte”- tha Manastirliu.

Duke folur për investimet në infrastrukturë, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Pas rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, jemi duke përfunduar rindërtimin e 40 qendrave të tjera shëndetësore dhe ambulancave. Dhe për vitn 2023, janë 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të fillojnë rehabilitimin, në zona të thella apo qytete apo zona të cilat kanë perspektivë në raport edhe me turizmin dhe ku kërkohet një përmirësim edhe në infrastrukturën e kujdesit parësor, do të përfshihen në programin tonë të rehabilitimit dhe të rindërtimit të qendrave qendrave shëndetësore dhe ambulancave në fazën e dytë të këtij programi.  Dhe do të kemi të përfunduara në të gjithë vendin 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca”- tha Manastirliu.

Që prej fillimit të funksionimit të portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë punësuar  1026  mjekë, nga të cilët  335 gjatë këtij viti.  Ndërsa me portalin “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar këtë vit 900 infermierë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura